Kadri Veseli, kryetar i PDK-së

Kadri Veseli Sulmon Isa Mustafën Dhe Tjerët, Kërkon ‘Fillim të Ri’

Në këtë paraqitje, Veseli ka thënë se ka humbur besimin se kryeministri i derisotëm Isa Mustafa mund ta çojë vendin përpara.

“Kjo qeveri e udhëhequr nga isa Mustafa nuk e ka çuar vendin tonë përpara në ritmin e duhur. Zhvillimi ekonomik ka ngecur, krijimi i vendeve të punës ka ngecur e ne po lëvizim me hapa shumë të ngadalshëm drejt integrimit europian dhe NATO”, tha veseli në këtë deklaratë.

“Si partner i koalicionit, për tërë këto vite, jam përpjekur t’i jap përkrahje të plotë kryeministrit Isa Mustafa për të lëvizur agjendën e integrimit euro-atlantik, por kjo nuk ka ndodhur”, shtoi ai.

“Qytetarët e Kosovës dhe unë personalisht, e kemi humbur besimin në udhëheqjen e kryeministrit Isa Mustafa dhe kjo është arsyeja pse po shkojmë drejt zgjedhjeve”, u shpreh Veseli.

Ai tha se politikanët “mund të bëjnë më shumë” për vendin dhe qytetarët.

Në këtë rast, Veseli akuzoi partnerin e derisotëm në koalicion, por edhe opozitën, ndërsa promovoi sloganin e partisë së tij, PDK-së.

“Pyetja me të cilën përballet Kosova në këto zgjedhje është shumë e thjeshtë: kush mund ta ndërtojë një Kosovë të re? Ka njerëz që padyshim nuk mund ta ndërtojnë një Kosovë të re sepse u mungon guximi për të marrë vendime dhe u mungon ndjenja e përgjegjësisë shtetërore”, tha Mustafa.

“Por ka edhe të tillë që kërkojnë ta shembin Kosovën që e kemi ndërtuar së bashku me shumë mund dhe sakrifica. Ne nuk duhet të lejojmë që njerëz të tillë të fitojnë. Është koha që qytetarët ta zgjedhin një udhëheqje të re për Kosovën, një udhëheqje që mund ta zhvillojë Kosovën më shpejt. Është koha për një fillim të ri”, tha Veseli.