Kadri Veseli Flet për Darkën te Vila e Pacollit

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, foli të hënën për një darkë të cilën e shtroi mbrëmë kryetari i AKR-së, dhe Zëvendës Kryeministri i Kosovës, Behgjet Pacolli, për bartësit e institucioneve të vendit dhe ministrat e kabinetit qeveritar.

Darka e cila bë në vilën e Pacollit në Hajvali, u bë temë diskutimi në media dhe rrjete sociale të dielën mbrëma, sipas kreut të Kuvendit, ka qenë vetëm një takim joformal, në një të diele.

“Darka ka ndodhë ditën e diel. Është një takim joformal. Është një rutinë e takimeve të cilat bartësit e institucioneve janë duke i bërë të cilat kanë të bëjnë më tepër me interesin e Kosovës’, tha sot Veseli.

“Nuk është në asnjë mënyrë ndonjë bartje e institucioneve nëpër ambiente joformale, përkundrazi vetë fakti se takohen gjithë bartësit e institucioneve ka të bëjë me seriozitetin që është për interesa të qytetarëve”, shtoi ai.

Veseli nuk u përgjigj konkretisht kur u pyet nëse në këtë takim ka pasur ndonjë dakordim rreth çështjes së demarkacionit meqë kryeministri Haradinaj dhe AAK-ja e tij janë kundërshtues të marrëveshjes të cilën Kadri Veseli dhe PDK e mbështesin.