Seanca e Kuvendit

Kadri Veseli e Quan Mao Albin Kurtin

Kadri Veseli që foli në Kuvend pas Albin Kurtit e quajti kandidatin e Vetëvendosjes për kryeministër me emrin e ish-liderit komunist kinez.

“Shoku Mao e quaj”, tha Veseli për Kurtin.

“Lufta politike e  ka deri dikun njëfarë matje dhe e ka deri dikun një logjikë”, tha më tutje Veseli.

Veseli më tutje akuzoi për sulmin në Kuvend.

“E keni sulmu këtë Kuvend e keni marrë në qafë Astrit Deharin”, tha më tutje Veseli.

Ai tha se kur Kurti do t’i ketë 61 deputetë do t’ia nënshkruaj marrjen e pushtetit.

Fjalëve të Veselit iu përgjigj pastaj Albin Kurti. Kurti i kërkoi Veselit që të dalë në Kuvend e të matet nëse i ka votat për t’u zgjedhur kryetar i Kuvendit.

Kurti më tutje e akuzoi Veselin për krahasim të flamurit kuqezi me atë të Serbisë.

Veseli iu përgjigj përsëri akuzave të Kurtit, duke thënë se me Vetëvendosjen në pushtet do të kthehet Serbia në Kosovë.

Kryesuesi i Kuvendit e ndërpreu pastaj seancën.