"Reka" e fshirë në Kaçanik

Kaçanik: Arratiset i Dënuari për Terrorizëm

Policia e Kosovës nuk ka arritur ta dërgoj në vuajtje të dënimit F.D. person të dënuar nga gjykata për pjesëmarrjen në luftën në Siri.

Kallxo.com mëson se gjatë të mërkurës njësitë e policisë në Kaçanik kishin ndërmarrë një aksion për arrestimin e të kërkuarit në një vend publik në këtë qytet.  Personi në fjalë i lokalizuar ka arritur ti ikën policisë pa therë në këmbë.

Lajmi është konfirmuar edhe nga zëdhënësi i policisë Agim Gashi.

“Policia kane pas informatën për vendndodhjen e të kërkuarit F.D., por nuk kane arritur ta kapin. I njëjti është ne kërkim nga policia” ka thënë Agim Gashi zëdhënës i policisë për regjionin  e Ferizajt.

Sipas ligjit në  momentet kur gjykimet janë të plotfuqishëm policia dërgon në vuajtje të dënimit personat e shpallur të pafajshëm

http://kallxo.com/denime-per-terrorizem/