Arkiv - Nikola Kabashiq. Foto: Kallxo.com

Kabashiq: Jam Kryetar i Gjykatës në Republikën e Kosovës

Emisioni i fundit ‘Drejtësia në Kosovë’ transmetoi intervistën ekskluzive me kryetarin e Gjykatës Themelore të Mitrovicës, Nikola Kabashiq, i cili u zgjodh në atë post pas marrëveshjes së Brukselit për drejtësi mes Kosovës dhe Serbisë.

Kryetari Nikolla Kabashiq ka potencuar së është kryetar i gjykatës në Republikës së Kosovës dhe se do të gjykojë të gjitha lëndët që vinë nga prokuroria “pa marrë parasysh për kënd janë”.

“Gjykata duhet të jetë larg nga politika, gjykata nuk guxon të jetë mjetë për hesape politike të figurave politike në Kosovë”, tha Kabashiq i cili ka shtuar se nuk e kupton pse në opinionin kosovar u diskutua shumë teksti i betimit të gjykatësve dhe prokurorëve serbë kur u betuan para Presidentit Hashim Thaçi muajin e kaluar.

Në pyetjen se si janë betuar dhe se a janë betuar në emër të Republikës së Kosovës Kabashiq u përgjigj: “Nuk di këto janë spekulime gazetareske në të cilat unë nuk hy dhe jam gjyqtar i Republikës së Kosovës”, theksoi Kabashiq.

Emisionin e plotë të Drejtësia në Kosovë mund ta ndiqni në linkun e mëposhtëm: