Foto: Ilustrim

Ka vdekur i aksidentuari në rrugën Fushë Kosovë - Prishtinë

Në raportin e Policisë së Kosovës për 24 orët e fundit është raportuar se ka vdekur i lënduari në aksidentin e 24 prillit në rrugën Fushë Kosovë – Prishtinë.

“Në lidhje me rastin raportohet se viktima mashkull K/Shqiptar, i cili ishte duke u trajtuar në QKUK, me 25.04.2018 ka ndërruar jetë”, thuhet në raportin e Policisë.

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë ligjore për obduksion.