Zgjedhjet ne Ferizaj

Debati me kandidatë ka për qëllim diskutimin e programeve dhe ofertave të kandidatëve për qytetarët e kësaj komune.

Kandidatët pjesëmarrës në debat do të jenë:

Naim Ferati nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, AAK;
Ramadan Hasani nga Aleanca Kosova e Re, AKR;
Ramadan Emini nga Lëvizja për Bashkim, LB;
Adem Salihaj nga Lidhja Demokratike e Kosovës, LDK;
Bujar Ademi nga Partia e Drejtësisë, PD;
Agim Aliu nga Partia Demokratike e Kosovës, PDK;
Faton Topalli nga Lëvizja Vetëvendosje;
Rrahim Sadiku, kandidat i pavarur.

Si pjesë e debatit të kandidatëve do të transmetohen edhe insertet e debatit me përfaqësuesit e shtabeve zgjedhore të partive ku diskutohet për përgatitjet për mbarëvajtjen e zgjedhjeve në Ferizaj.

Debati do të transmetohet në RTK, të enjten me fillim në 20.20