Zgjedhjet Lokale: Preshevë

Ekipi i “Jeta në Kosovë” ka shkuar në Preshevë dhe ka xhiruar një debat me përfaqësuesit e partive politike shqiptare të cilat synojnë ta marrin kontrollin e komunës në zgjedhjet e 24 prillit.

Në debatin e moderuar nga Muhamet Hajrullahu, kandidatët shpalosën programet e tyre për mandatin e ardhshëm.

A janë problemet kryesore në Preshevë e rrethinë papunësia, zhvillimi ekonomik e shpërnguljet masive të popullatës?

Cilat ishin ofertat politike e ekonomike të kandidatëve? Çfarë ofrouan ata për zhvillimin ekonomik, për zbutje të papunësisë, shëndetësi e arsim?

Si do të luftohet korrupsioni e nepotizimi në komunë?

Në këtë debat morrën pjesë:

Ardita Sinani, Partia për Veprim Demokratik (PVD),

Ragmi Mustafa, Partia Demokratike Shqiptare (PDSh),

Rahmi Zulfiu, Unioni Demokratik Shqiptar (UDSh),

Ramiz Latifi, Rilindja Demokratike (RD),

Skender Destani, Bashkimi Demokratik i Luginës (BDL) dhe

Shqiprim Arifi, Alternativa për Ndryshim (AN)