//E enjte ORA 20:20

7,824

15 Qershor 2017

Zgjedhjet dhe Shkeljet

Sonte në emisionin ‘Jeta në Kosovë’ u transmetuan gjetjet e monitoruesve të BIRN/Internews Kosova gjatë monitorimit të zgjedhjeve parlamentare të 11 qershorit.

Në këtë emision, monitoruesit e BIRN/Internews Kosova shpalosën ato çka panë më 11 qershor, si ndryshuan votimet e së dielës në krahasim me zgjedhjet e mëparshme në Kosovë dhe cilat janë punët që duhet kryer që zgjedhjet e ardhshme të bëhen më mirë.

Monitoruesit tregojnë se e gjetën që dy parti të bashkuara në një koalicion parazgjedhor (PDK e AAK) i kishin maskuar njerëzit e tyre nën petkun e një OJQ-je joaktive për t’i vëzhguar zgjedhjet.

Si pjesë e emisionit është edhe një debat në studio ku Jeta Xharra ka ftuar përfaqësues të tri subjekteve politike: Teuta Haxhiu (AAK), Arben Gashi (LDK) dhe Mytaher Haskuka (Vetëvendosje).

NDËRLIDHUR

 

Intervistë: Endru Rusëll

Koordinatori i UNDP-së në Kosovë, Endru Rusell, në intervistën për emisionin “Jeta në Kosovë”, tha se UNDP në bashkëpunim me Agjencitë e tjera të Kombeve të bashkuara po mundohen të krijojnë institucione që punojnë në mënyrë efikase dhe me më pak korrupsion. “Së bashku me Agjencitë e tjera të Kombeve të Bashkuara ne po mundohemi […]

TË FUNDIT

 

Facebook Ruan Fotot e Profilit

Rrjeti social më i përdorur, Facebook, tashmë po provon një tjetër metodë për t’u ofruar siguri përdoruesve të tij, duke i siguruar se fotot e tyre të profilit nuk do të keqpërdoren nga të tjerë. Në Indi u prezantua një program pilot, i cili pritet të shpërndahet në mbarë botën. Programi i ri mbron të […]

Ramiz Lladrovci Ndërpret Punimet e Kanalizimit për Shkak të Cilësisë

by Kallxo
NA NDIQNI