//E enjte ORA 20:20

7,645

24 Nëntor 2016

Vjedhja e Organizuar Tatimore 2

Në pjesën e dytë të hulumtimit disamujor të emisionit “Jeta në Kosovë” të titulluar Vjedhja e Organizuar Tatimore transmetuan rrëfimet e një kontabilisti që akuzohet se ka realizuar transaksionet të 300 kompanive reale te 4 kompani fiktive.

Gjithashtu, Prokurori Special i rastit të skemës së evazionit fiskal, Ali Rexha, tregoi se si u amnistuan nga ndjekja penale këto 300 kompani.

Për herë të parë u shfaqën edhe qëndrimet disa prej kompanive më të përmendura në këtë skemë, ‘HIB Petrol’, ‘Petrol Company’ dhe ‘Standard Benz’.

Krahas tyre, në intervista me autoren e emisionit Jeta Xharra folën edhe kallxuesi Murat Mehmeti i cili e denoncoi këtë vjedhje në KALLXO.com; ish-drejtori i Administratës Tatimore të Kosovës, Behxhet Haliti deklaratat e të cilit përballen me Zyrtarin e Doganës së Kosovës, Adriatik Stavileci. Dhe në fund, do ta ndiqni intervistën me ish Drejtorin e Agjensisë Kundër Korrupsionit, Hasan Preteni.

NDËRLIDHUR

TË FUNDIT

Ndërpritet Seanca Fillestare në Gjyqin për Nxitje të Urrejtjes

by Shkodran Nikçi
NA NDIQNI