//E enjte ORA 20:20

14,486

6 Prill 2017

Vdekjet në Burgje

Në emisionin e sontëm, “Jeta në Kosovë” transmetoi intervistën me zyrtarët e lartë të Burgut të Lipjanit, tri ditë pasi një i paraburgosur në këtë qendër korrektuese ndërroi jetë.

Naser Makolli, një dëshmitar kyç në vdekjen e Astrit Deharit vdiq pas disa komplikimeve shëndetësore këtë të hënë.

Jeta Xharra ka intervistuar drejtorin e Burgut të Lipjanit, Arif Beqën dhe zyrtarë të tjerë nga ky institucion korrektues, si dhe familjarë të viktimës, Naser Makolli.

Në pjesën e dytë, në emision u transmetuan disa ankesa të qytetarëve të cilat kanë ardhur në KALLXO.com pas intervistës së javës së kaluar që kryetari komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti e dha për “Jeta në Kosovë”.

Ekipi i emisionit ka vizituar lokacione, ka biseduar me banorë, me investitorë edhe me zyrtarë komunalë.

NDËRLIDHUR

 

Intervistë: Ziadin Sela e Ditmir Bushati

Sonte në emisionin ‘Jeta në Kosovë’ u transmetuan intervistat me kryetarin e Lëvizjes për Reforma- PDSH, Ziadin Sela, dhe ministrin e jashtëm të Shqipërisë, Ditmir Bushati. Në intervistën me Selën, e para që nga incidenti në Kuvendin e Maqedonisë ku ai mori lëndime të rënda, ai rrëfen për momentet e sulmit të 27 prillit në […]

TË FUNDIT

Myftiu i Serbisë Denoncon Rrëzimin e Xhamisë në Beograd

by Kallxo
NA NDIQNI