//E enjte ORA 20:20

53

4 Qershor 2015

Trashëgimia e Fasaduar e Prishtinës Sonte në ‘Jeta në Kosovë’

Lajme

Sonte në “Jeta në Kosovë” do të ndiqni debatin për trashëgiminë kulturore të Prishtinës.

Një panel të përbërë nga përfaqësuesit e institucioneve që merren me trashëgimi kulturore do ta pyesim se cila është trashëgimia kulturore e Prishtinës?

A ka në Prishtinë zyrë turistike për kryeqytetin ku mund të drejtohet një i huaj që viziton qytetin? Cilat janë zonat turistike të Prishtinës, cila është gjendja e tyre dhe a ka të interesuar për t’i vizituar ato?

Çfarë thonë ekspertët e trashëgimisë kulturore? A ka Prishtina qendër historike të saj?

Për të diskutuar për këto tema Jeta Xharra ka ftuar:

Sali Shoshi, “Trashëgimia Kulturore pa Kufij”;

Mejrushe Sejdullahu, Zyrtare e lartë për urbanizëm në Drejtorinë e Urbanizimit në Prishtinë;

Xhejlane Hoxha, Këshilli Nacional për Trashëgimi Kosovare; dhe

Albert Heta, Qendra për Art Bashkëkohor “Stacion”.

“Jeta në Kosovë”, çdo të enjte në orën 20:20 në RTK dhe repriza të nesërmen në mesditë.

NDËRLIDHUR

Emisione
 

MËRGIMTARËVE U VIDHEN MAKINAT

“Drejtësia në Kosovë” ju sjell hulumtimin për makinat e vjedha të mërgimtarëve. Mujë Qerimi, mërgimtar nga Zvicra, ka rrëfyer për vjedhjen e makinës së tij dhe ofertat të cilat i janë bërë për ta riblerë atë.

TË FUNDIT

 

Dy Ekstremet e Kosovës, Uta Ibrahimi e Lavdrim Muhaxheri

Emisioni ‘Jeta në Kosovë’ sonte solli rrëfimin e Uta Ibrahimit, shqiptares së parë që u ngjit në majën më të lartë në botë, një debat për Lavdrim Muhaxherin si dhe një hulumtim për dëmet në bujqësi. Në emision shfaqen pamje ekskluzive nga xhirimet amatore për disa nga momentet më interesante që i kishte përjetuar Uta […]

 

Intervistë: Endru Rusëll

Koordinatori i UNDP-së në Kosovë, Endru Rusell, në intervistën për emisionin “Jeta në Kosovë”, tha se UNDP në bashkëpunim me Agjencitë e tjera të Kombeve të bashkuara po mundohen të krijojnë institucione që punojnë në mënyrë efikase dhe me më pak korrupsion. “Së bashku me Agjencitë e tjera të Kombeve të Bashkuara ne po mundohemi […]

 

Zgjedhjet dhe Shkeljet

Sonte në emisionin ‘Jeta në Kosovë’ u transmetuan gjetjet e monitoruesve të BIRN/Internews Kosova gjatë monitorimit të zgjedhjeve parlamentare të 11 qershorit. Në këtë emision, monitoruesit e BIRN/Internews Kosova shpalosën ato çka panë më 11 qershor, si ndryshuan votimet e së dielës në krahasim me zgjedhjet e mëparshme në Kosovë dhe cilat janë punët që […]

 

Intervistë: Ziadin Sela e Ditmir Bushati

Sonte në emisionin ‘Jeta në Kosovë’ u transmetuan intervistat me kryetarin e Lëvizjes për Reforma- PDSH, Ziadin Sela, dhe ministrin e jashtëm të Shqipërisë, Ditmir Bushati. Në intervistën me Selën, e para që nga incidenti në Kuvendin e Maqedonisë ku ai mori lëndime të rënda, ai rrëfen për momentet e sulmit të 27 prillit në […]

 

Intervistë: Hoyt Brian Yee

Zëvendës ndihmës sekretari amerikan Hoyt Brian Yee u përgjigj në pyetjet e Jeta Xharrës në Emisionin “Jeta në Kosovë”. Yee në intervistë u pyet se çfarë qeverie e Kosovës është e pranueshme për Amerikën pas zgjedhjeve të 11 qershorit dhe se a do të lejohet sikur në Maqedoni edhe në Kosovë formimi i qeverisë nga […]

Vëllezërit që u Vranë Kishin Shkuar në Mal për Dru

by Shkodran Nikçi
NA NDIQNI

Send this to a friend