Tokat Mbi Qymyr

Në emisionin “Jeta në Kosovë” u transmetua hulumtimi “Tokat mbi Qymyr” për zhvendosjen e banorëve të fshatit Hade të Obiliqit dhe shqetësimet që ata i kanë për zhvendosjen e tyre, për t’i bërë vend nxjerrjes së qymyrit për KEK-un.

Banorët ankohen për mënyrën se si është planifikuar zhvendosja e tyre dhe tregojnë se kush ka përfituar nga ky proces.

Ata flasin edhe për atë se sa janë blerë tokat në Hade nga disa njerëz dhe sa janë shitur ato gjatë procesit të kompensimit.