TË JESH VULLNETAR NË KOSOVË

“Jeta në Kosovë” debaton për punën vullnetare që kryhet në Kosovë.

Kush janë ata që punojnë vullnetarisht gjatë tërë vitit? A është kultura e punës vullnetare në rritje apo në rënie në vendin tonë? Si mund të organizohet shoqëria në Kosovë për të rregulluar problemet e veta edhe pa u mbështetur në qeveri, komunë apo në donatorë?

Për të diskutuar për këto tema, Jeta Xharra ka ftuar:

Adem Nura, Kryqi i Kuq i Kosovës;
Vera Ramskar, Fondacioni “Together”;
Valdet Plakolli, psikolog shkolle;
Besnik Leka, vullnetar;
Altin Ukshini, vullnetar 19 vjeçar në IT;
Jan Braathu, ambasador i Norvegjisë.

Ndiqeni “Jetën në Kosovë” këtë të enjte në 20:20.