Ta pastrojmë Kosovën

Jeta në Kosovë flet për gjendjen mjedisore.

Pse është gjendja kaq e keqe në vendin tonë? 
Si po shkojnë përgatitjet e nismës “Ta Pastrojmë Kosovën”? 
Sa njerëz do të dalin për ta pastruar Kosovën, më 24 maj?
Pse ka kaq shumë mbeturina në vendin tonë?  
Kush e ka fajin që ato janë në këtë gjendje: qytetari, apo ata që duhet t’i mbledhin?
Ku do të pastrojnë zyrtarët qeveritarë me 24 Maj?  

Për të diskutuar për këto tema, Muhamet Hajrullahu, në studio ka ftuar: 


Dardan Gashi –
ministër i Mjedisit dhe i Planifikimit Hapësinor 
Luan Hasanaj –Iniciativa “Ta pastrojmë Kosovën”
Linda Gusia –Sociologe
Fatmir Spahiu –Aktor
Labinot Salihu –Green Group 

Në kuadër të emisionit BIRN-i transmeton reportazhin  që tregon se si është gjendja me mbeturina në komunat e Mitrovicës dhe të Vushtrrisë.

BIRN-i gjithashtu transmeton reportazhin e gazetarit Alban Selimi, i cili tregon se si janë kushtet në Klinikën e Neonatologjisë, si dhe reportazhin e gazetares Edona Musa, i cili tregon se sa fëmijë më sëmundje të zemrës do të shërohen në  Shtetet e Bashkuara të Amerikës.