Shkarkimet dhe Ngarkimet në UP

‘Jeta në Kosovë’ në debatin e moderuar nga Muhamet Hajrullahu do të transmetohet debati pas zhvillimeve në Universitetin Publik ‘Hasan Prishtina’.

Pse u shkarkuar Rektori Ramadan Zejnullahu nga Këshilli Drejtues i UP-së? Pse  Ministria Ministria e Arsimit ende e konsideron Ramadan Zejnullahun si rektor legjitim? Çka do të ndodhë tash e tutje në UP dhe çka po kërkojnë senatorët nga MAShT e çka nga Këshilli drejtues i UP-së?

Pse prorektorja për bashkëpunim ndërkombëtar, Lindita Tahiri, thotë se nuk e ka pritur shkarkimin dy ditë pas atij takimi maratonik.

“Në UP është një qeverisje konfliktuoze e grupeve të ndryshme”, ka thënë Tahiri në emisionin “Jeta në Kosovë”.

Në anën tjetër rektori i Universiteti Publik të Gjakovës “Fehmi Agani”, Shaban Buza, thotë se ka nënshkruar për shkarkim të Rektorit për ta zhbllokuar situatën në UP.

“Unë do të kisha dashur që debati në UP të transmetohet drejtpërdrejt”, tha Buza.

Në anën tjetër, anëtari i Këshillit Drejtues të UP-së Fevzi Berisha kas deklaruar në emisionin “Jeta në Kosovë” se e kanë trashëguar Këshillin Drejtues paraprak me problemet që i ka pasur.

“Kam votuar për shkarkim të Rektorit sepse e respektoj bazën, Senatin. Nuk kam qenë i ndikuar politikisht, por ka qenë bindja ime”, tha Berisha i cili është anëtar i LDK-së.

Ndërsa Leon Malazogu, ish anëtar i këshillit drejtues të UP-së, thotë se prej qershorit deri në shtator, anëtarët e KD nga Senati e kanë bojkotuar punën.

“Ka pasur tentime që avancimet të bëhen në pako. Kjo është absurde”, ka thënë ai.

Gjatë emisionit do të transmetohet edhe intervista që ish kryesuesja e Këshillit Drejtues të UP-së, Shefkije Islamaj, e ka dhënë për KallxoLive me Faik Ispahiun.

Jeta në Kosovës transmetohet sonte në RTK nga ora 20:20 në RTK dhe repriza të nesërmen në mesditë.