Ramiz Lladrovci vs Isa Xhemajlaj

Dy kandidatët në garën e balotazhit për zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të komunës së Drenasit u përballën të enjten në emisionin “Jeta në Kosovë”.

Në debatin e moderuar nga jeta Xharra, kandidati i PDK-së, Ramiz Lladrovci dhe ai i NISMA-s, Isa Xhemajlaj, flasin për projektet e tyre për muajt e mbetur të këtij mandati në krye të komunës.

Lladrovci e Xhamjlaj flasin për votat që i morën në raundin e parë, marrëveshjet me rivalët e eliminuar, për njëri- tjetrit dhe për kryetarët e partive rivale, Kadri Veseli e Fatmir Limaj.

Ata flasin edhe për përfaqësimin gjinor në qeverisjen komunale, për sportin, rininë, të moshuarit…