Aleksandër Lumezi. Foto: Kallxo.com

Intervistë: Aleksandër Lumezi

Në intervistën për emisionin “Jeta në Kosovë”, Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, është përgjigjur në dhjetëra pyetje të Jeta Xharrës rreth aktivitetit të prokurorisë, përfshirë aferën e provimit të jurisprudencës dhe aferën “pronto”.

Në intervistë, Lumezi jep përgjigje në shumë pyetje duke përfshirë:

Aferën “Pronto” dhe përfshirjen e njerëzve të prokurorisë në të;

Hetimet rreth diplomës së Lumezit dhe akuzat e ish- prokurorit Nazmi Mustafi;

Deklaratat e prokurorit special Ali Rexha rreth të kaluarës së Lumezit;

Takimet dhe drekat e kryeprokurorit me Hajredin Kuçin;

Takimet e kryeprokurorit meEIlmi Reçicën dhe Xhavit Halitin;

Akuzat se aksione të prokurorisë ishin paraprirë nga deklaratat publike të kreut të Kuvendit Kadri Veseli;

Në pyetjet rreth hetimeve të cilat janë duke u zhvilluar,  kryeprokurori ka dhënë përgjigje rreth:

Hetimeve rreth dosjes së Komunës së Prishtinës;

Hetimeve për autostradën;

Hetimeve për privatizimin e KEDS-it;

Hetimeve për listat e veteranëve;

Hetimeve për Njësinë e Krimeve Ekonomike në polici;

Hetimeve për Administratën Tatimore.

Në pyetje të tjera, Kryeprokurori ka dhënë përgjigje për dështimin e aktakuzave të korrupsionit përfshirë dështimin e aktakuzës ndaj Fatmir Limajt , e ish kreut të OShP-së Hysni Hoxhës.