// E enjte ORA 20:20

Raportoni Korrupsionin!

  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
FLM!

RAPORTI JUAJ
ESHTE DERGUAR

0

0

25 Shkurt 2010

Procesi i emërimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve

Debate

Jeta në Kosovë diskuton për procesin e emërimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve

Këtë të enjte në emisionin Jeta në Kosovë mund ta ndiqni debatin mbi procesin e emërimit dhe riemërimit të gjykatësve dhe prokurorëve në sistemin gjyqësor të Kosovës.

Cilat janë arsyet e zvarritjes të këtij procesi për dy vite? A ka pasur ndikime politike në proces? A ka pakënaqësi ndër prokurorë dhe gjyqtarë? Edhe sa kohë duhet të kalojë për të pasur sistem funksional të drejtësisë? A e meritojnë mundësinë për rinënshtrim gjykatësit dhe prokurorët që kanë rënë nga testi i etikës në herën e parë?
Për t’i diskutuar këto dhe të tjerat në lidhje me rrjedhën e këtij procesi, mysafirë të Edona Musës në studio janë:

Fejzullah Hasani, kryetar i Gjykatës Supreme të Kosovës
Lirie Osmani, kryetare e Këshillit Gjyqësor të Kosovës
Ismet Kabashi, kryeprokuror
Kapllan Baruti, kryetar i Gjykatës së Qarkut në Mitrovicë dhe
Dastid Pallaska, jurist

Në kuadër të emisionit BIRN transmeton intervistën me liderin e lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, në zyren e kësaj lëvizjeje, në mes të ditës, në kohën kur EULEX-i nuk mund ta gjejë atë.
Në kuadër të rubrikës Drejtësia në Kosovë, hulumtuesi Florent Spahija flet për mosekzekutimin e lëndëve gjyqësore.
Ndërsa, gazetari Muhamet Hajrullahu tregon për mosfunksionimin e komisionit për mbikëqyrje të financave publike e në rubrikën Kulmi i Javës, gazetarja Jeta Abazi sjellë kompaninë e sigurimeve që e ka përmbushur premtimin për pagimin e dëmit të një pale të dëmtuar.
Në fund të emisionit ndiqni pamjet nga festimi i dyvjetorit të Pavarësisë së Kosovës dhe rubrikën satirike Lamjet.

NDËRLIDHUR

Debate
 

Bllokim me p’LAN

Dështuan të debatojnë në Kuvend për të dytën herë rresht, por këtë e bënë pa problem në emisionin “Jeta në Kosovë”.

TË FUNDIT

Azem Syla
 

Lufta Kundër Korrupsionit

Në emisionin “Jeta në Kosovë”,  analizohet aksioni më i madh i realizuar nga misioni i EULEX-it dhe Policia e Kosovës në hetimet ndaj krimit të organizuar në Kosovë. Çfarë dyshime ka ngritur prokurori të cilat rëndojnë mbi 50 të dyshuar, në mesin e të cilëve edhe një nga figurat kryesore të PDK-së, Azem Syla. Kur […]

Sovraniteti
 

Zgjedhjet e Serbisë në Kosovë

Ganimete Musliu, Arben Gashi, Ilir Deda dhe Nenad Rashiq kanë diskutuar në emisionin “Jeta në Kosovë“ lidhur me deklaratat e liderëve të Serbisë që kanë bërë gjatë fushatës zgjedhore në Kosovë. Katër deputetë të Kuvendit të Kosovës, të ftuar në emisionin “Jeta në Kosovë”, diskutuan për fushatën dhe deklaratat e liderëve të partive politike të […]

Thacipresident jetaxhara_presidenti
 

Komunat për Presidentin

Mimoza Kusari- Lila, Gazmend Muhaxheri dhe Begzad Sinani flasin në emisionin ‘Jeta në Kosovë’ se si bashkëpunuan me Atifete Jahjagën dhe çka presin nga Hashim Thaçi

demarkacioni
 

Demarkacioni, Politika dhe UP-ja

Dy deputetë, një analist dhe një gazetare do të debatojnë për jetën politike në Kosovë pas publikimit të raportit të ekspertëve të huaj për demarkacionin me Malin e Zi në emisionin e moderuar nga Muhamet Hajrullahu. Deputetët Vjosa Osmani e Ilir Deda, analisti Lumir Abdixhiku dhe gazetarja Arbana Xharra debatojnë për atë se si e […]

Ekstremizmi jnk_islami2
 

Islami në Kosovë

Dy imamë kosovarë, një sociolog, një ekspert i sigurisë dhe një gazetar do të flasin për atë se si shihen sulmet që ndodhën në Bruksel këtë javë dhe sulmet tjera terroriste që  kanë ndodhur në Paris, Ankara e Stamboll. A po përballet Evropa me një ekstremizëm të dhunshëm? Çka mund të bëhet që feja të […]

Dënimi prej 34 Ditësh Shqyrtohet në Apel

by Kallxo
NA NDIQNI