Partitë dhe Zgjedhjet Lokale

Mbrëmë në emisionin ‘Jeta në Kosovë’ u transmetua debati me përfaqësues të partive politike rreth ecurisë së zgjedhjeve lokale të 22 tetorit dhe risive që solli ky proces.

Në këtë debat, përfaqësues të partive politike flasin edhe për atë se cilat ishin të metat e procesit dhe çka këto parti propozojnë në mënyrë që sistemi zgjedhor të reformohet për të ardhmen.

Përfaqësuesit e VV-së, LDK-së, PDK-së dhe AAK-së flasin edhe nëse do të duhej që në të ardhmen zgjedhjet për kryetarë të komunave do të duhej të mbaheshin me dy raunde.

Në këtë debat, përballë Jeta Xharrës, debatojnë Blerta Deliu- Kodra (PDK), Dardan Molliqaj (VV), Arben Gashi (LDK) dhe Besnik Tahiri (AAK).