// E enjte ORA 20:20

Raportoni Korrupsionin!

  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
FLM!

RAPORTI JUAJ
ESHTE DERGUAR

0

0

4 Maj 2012

Parregullsitë në Policinë e Kosovës

 

Këtë të diel, Drejtësia në Kosovë transmeton emisionin për parregullsitë në Policinë e Kosovës.

Pse Policët e Kosovës frikësohen të arrestojnë kriminelë të caktuar? Kënd  akuzojnë policët për pengim në hetime dhe ndalim të arrestimeve?

Cilat janë rrëfimet e Policëve të Kosovës lidhur me telefonatat nga strukturat e larta komanduese të PK-së, me të cilat urdhërohet ndërprerja e hetimeve?

Çfarë  thonë zyrtarët e PK-së për këto akuza? Ku qëndron problem që zyrtarët e PK-së nuk kanë ku të ankohen për presionet ndaj tyre?

Çfarë masash përdoren për t’u disiplinuar policët e padëgjueshëm? 

Pse Sindikata e Policisë së Kosovës nuk po arrin t’i përfaqësojë interesat e Policëve të Kosovës?

Gjatë emisionit ndiqni edhe përshtypjet të cilat i kanë  Policët e Kosovës për arrestimet e fundit të kolegëve të tyre në brezin kufitarë me Merdaren?

Çka iu ka penguar atyre më së shumti në këtë arrestim?

Si kishin vepruar ata në këso raste dhe kush është fajtori për këto arrestime?

Për të gjitha këto gazetari Kreshnik Gashi në kushte anonimiteti ka intervistuar katër zyrtarë të Policisë së Kosovës, prej të cilëve dy rreshter dhe dy oficer policie, dhe:

Shaban Tashollin,  nga Sindikata e Policisë së Kosovës;
Naim Rexha, nga drejtoria PK-së;
Behar Selimi, ish-drejtor  i PK-së dhe tani deputet i Kuvendit të Kosovës.

Në fund ndiqni rubrikën policia me aksionet e drejtpërdrejta të Policisë së Kosovës.

Drejtësia në Kosovë çdo të diel në ora 21.00 dhe repriza të mërkurën në mesditë.

 

NDËRLIDHUR

TË FUNDIT

Lutfi Haziri Lutfi Haziri, kryetar i komunës së Gjilanit
 

Lutfi ​Haziri Flet për Aktakuzën

“Për hir të informimit të opinionit, ju njoftoj se prokuroria e Gjilanit i ka pushuar hetimet për këtë rast vitin e kaluar në mungesë provash dhe ne e posedojmë shkresën zyrtare,” tha kryetari i komunës së Gjilanit duke shtuar se para kësaj kontrate nuk ka pasur një menaxhim nga Komuna dhe është shfrytëzuar në mënyrë të kundërligjshme.

Flasin Avokatët e të Arrestuarve për Sulmin në Kuvend

by Kallxo
NA NDIQNI