// E enjte ORA 20:20

0

1 Shtator 2011

Mundësi punësimi në BIRN

Lamjet

Rrjeti Ballkanik i Gazetarisë Hulumtuese në Rajon – BIRN, kërkon gazetarë për edicionin në internet (www.BalkanInsight.com), për të mbuluar lajmet nga fusha politike, sociale dhe ekonomike nga Kosova (një korrespodent nga Prishtina dhe një nga Mitrovica).

Detyrat e këtyre pozitave përfshijnë:

• kronika ditore lajmesh, shkrim analizash dhe hulumtimesh

• shpërndarje tekstesh nëpërmjet rrjeteve sociale në internet

Kandidatët e interesuar duhet të jenë persona dinamikë, të hapur, punëtorë dhe të përkushtuar, që posedojnë veçoritë në vijim:

• së paku pesë (5) vite përvojë si gazetar,

• interesim të veçantë për gazetari në terren,

• njohje të shkëlqyeshme të gjuhës angleze (shkrim, lexim, të kuptuar dhe të folur)

• përvojë të punës me media ndërkombëtare,

• njohje të gazetarisë raportuese në internet, interesim në gazetari interneti dhe njohje të metodave të shpërndarjes nëpërmjet faqeve të rrjeteve sociale,

• shkathtësi të larta kompjuteri.

Të gjithë kandidatët e interesuar duhet të dërgojnë CV-në e tyre, një letër motivimi dhe dy referenca nga punëdhënësit e mëhershëm (të gjitha në gjuhën angleze), në adresën e emalit ana@birn.eu.com, më së largu deri më 15 shator 2011.

BIRN inkurajon aplikuesit nga të dy gjinitë, si dhe ofron mundësi të barabartë për të gjithë personat e interesuar, pa kurrfarë paragjykimi mbi baza fetare, etnike apo politike.

NDËRLIDHUR

Lamjet
 

Jeta në Kosovë diskuton për privatizimin e distribucionit të KEK-ut

Sonte Jeta në Kosovë transmeton tryezën e organizuar nga përfaqësues të shoqërisë civile ku është diskutuar për privatizimin e distribucionit të KEK-ut. Cilat janë sfidat të privatizimit të distribucionit? Cili është qëndrimi i Qeverisë së Kosovës e cili është qëndrimi i shoqërisë civile, e cili është qëndrimi i partive opozitare. Cilat janë praktikat e privatizimit […]

TË FUNDIT

 

Gratë në Vendimmarrje në Kosovë

Në emisionin e parë të “Jeta në Kosovë” për edicionin e vjeshtës 2017 u debatua për gratë në vendimmarrje në Kosovë. Debati u realizua në prag të zgjedhjeve për kryetarë të komunave dhe asamble komunale të cilat do të mbahen më 22 tetor Në emision, të ftuarit nga institucionet e pavarura, partitë politike dhe shoqëria […]

 

Dy Ekstremet e Kosovës, Uta Ibrahimi e Lavdrim Muhaxheri

Emisioni ‘Jeta në Kosovë’ sonte solli rrëfimin e Uta Ibrahimit, shqiptares së parë që u ngjit në majën më të lartë në botë, një debat për Lavdrim Muhaxherin si dhe një hulumtim për dëmet në bujqësi. Në emision shfaqen pamje ekskluzive nga xhirimet amatore për disa nga momentet më interesante që i kishte përjetuar Uta […]

 

Intervistë: Endru Rusëll

Koordinatori i UNDP-së në Kosovë, Endru Rusell, në intervistën për emisionin “Jeta në Kosovë”, tha se UNDP në bashkëpunim me Agjencitë e tjera të Kombeve të bashkuara po mundohen të krijojnë institucione që punojnë në mënyrë efikase dhe me më pak korrupsion. “Së bashku me Agjencitë e tjera të Kombeve të Bashkuara ne po mundohemi […]

 

Zgjedhjet dhe Shkeljet

Sonte në emisionin ‘Jeta në Kosovë’ u transmetuan gjetjet e monitoruesve të BIRN/Internews Kosova gjatë monitorimit të zgjedhjeve parlamentare të 11 qershorit. Në këtë emision, monitoruesit e BIRN/Internews Kosova shpalosën ato çka panë më 11 qershor, si ndryshuan votimet e së dielës në krahasim me zgjedhjet e mëparshme në Kosovë dhe cilat janë punët që […]

 

Intervistë: Ziadin Sela e Ditmir Bushati

Sonte në emisionin ‘Jeta në Kosovë’ u transmetuan intervistat me kryetarin e Lëvizjes për Reforma- PDSH, Ziadin Sela, dhe ministrin e jashtëm të Shqipërisë, Ditmir Bushati. Në intervistën me Selën, e para që nga incidenti në Kuvendin e Maqedonisë ku ai mori lëndime të rënda, ai rrëfen për momentet e sulmit të 27 prillit në […]

 

Intervistë: Hoyt Brian Yee

Zëvendës ndihmës sekretari amerikan Hoyt Brian Yee u përgjigj në pyetjet e Jeta Xharrës në Emisionin “Jeta në Kosovë”. Yee në intervistë u pyet se çfarë qeverie e Kosovës është e pranueshme për Amerikën pas zgjedhjeve të 11 qershorit dhe se a do të lejohet sikur në Maqedoni edhe në Kosovë formimi i qeverisë nga […]

Tash

NA NDIQNI

Jeta e Podujevës me Ëndrrën për Ujë

by Erjonë Popova
NA NDIQNI

Send this to a friend