Milo Gjukanoviq dhe Haki Abazi (Emisioni i Plotë)

Politika në Kosovë ka humbur një vit duke u marrë me demarkacionin e kufirit me Malin e Zi me qeverinë që ka nënshkruar një marrëveshje me shtetin fqinj dhe opozitën që po e konteston këtë marrëveshje në të gjitha mënyrat.

Marrëveshja që u planifikua të ratifikohej javën e kaluar në Kuvend, u tërhoq nga procedura në momentin e fundit për shkak se koalicioni qeveritar ndjeu që nuk i kishte votat e mjaftueshme.

Përderisa kjo temë në Kosovë po vazhdon, Mali i Zi e ka ratifikuar marrëveshjen tash e nëntë muaj dhe është në pritje të një rezultati final të votimit nga pala e Kosovës.

Jeta Xharra ka shkuar në Podgoricë për të biseduar me njeriun më të fuqishëm politik të 27 viteve të fundit në Mal të Zi, kryeministrin Milo Gjukanoviq.

Në këtë emision, drejtori i Fondacionit Rockefeller Brothers për Ballkanin Perëndimor, Haki Abazi, flet për pasojat të cilat ka sjellë në politikën kosovare çështja e demarkacionit gjatë një viti.