Largimet nga Puna në ProCredit Bank

‘Jeta në Kosovë’ sonte në orën 20:20 do ta shfaqë hulumtimin 8 mujor që ka të bëjë me largimet nga puna të punëtorëve nga njëra ndër bankat më të mëdha në vend.

Ish punëtorët e ProCredit Bank rrëfejnë në këtë hulumtim se pse u larguan nga puna? Si janë detyruar punëtorët e bankës t’u nënshtrohen testeve dhe të nënshkruajnë marrëveshje për shkëputje të kontratës?  Cilat janë të gjeturat e Inspektoratit të Punës për akuzat për përjashtim masiv nga puna?

A ka pasur kërkesa për përjashtim të punëtorëve, vetëm për shkak të bukurisë së tyre?

Çka thotë Prokuroria, çka thotë Avokati i Popullit, çka po thonë punëtorët e larguar dhe cila është përgjigja e bankës?

‘Jeta në Kosovë’ , çdo te enjte në 20:20 dhe repriza të nesërmen në mesditë.