Komunat për Presidentin

Kryeterja e Gjakovës, Mimoza Kusari- Lila; kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri dhe kryetari i Kamenicës, Begzad Sinani, flasin në debat me Jeta Xharrën për përshtypjet e tyre në takimet me Atifete Jahjagën dhe pritjet që kanë nga Hashim Thaçi.

Pse Mimoza Kusari- Lila mendon se Atifete Jahjaga nuk kishte fuqi politike për t’i shtyrë gjërat përpara gjatë pesë viteve sa ka qenë në krye të shtetit dhe pse ajo nuk pret që Hashim Thaçi të bëjë ndryshime në gjendjen në vend?

Çka pret Gazmend Muhaxheri nga Hashim Thaçi dhe pse ai mendon se Atifete Jahjaga nuk ka mundur të bëjë më shumë? Cila është përshtypja e Muhaxherit nga dy takimet me Jahjagën?

Pse Begzad Sinani shpreson që Hashim Thaçi do ta ketë një qasje më ndryshe ndaj qytetarëve të komunës së tij? Si e vlerëson ai performancën e Jahjagës në krye të shtetit? Pse Sinani mendon se nuk është punuar mjaft në fushatën për anëtarësimin e Kosovës në UNESCO?

Po ashtu, “Jeta në Kosovë“ ka intervistuar edhe gazetarin Enver Robellin, i cili flet për zhvillimet politike në Kosovë dhe për vlerësimin e tij për ish-presidenten Atifete Jahjaga dhe për presidentin e sapobetuar Hashim Thaçi.