Kalkulimet e Shqiptarëve të Maqedonisë

Në edicionin e fundit për këtë vit, emisioni “Jeta në Kosovë” udhëtoi në Maqedoni për t’i intervistuar liderët politikë shqiptarë rreth bisedimeve për formimin e koalicionit qeveritar pas zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare që u mbajtën atje më 11 dhjetor.

Jeta Xharra ka intervistuar në Tetovë kryetarin e bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, kryetarin e Lëvizjes Besa, Bilall Kasami, partia e të cilit ishte befasia e këtyre zgjedhjeve si dhe kryetarin e Partisë Demokratike Shqiptare të Reformuar, Ziadin Sela.

Në këto intervista, Ahmeti, Kasami e Sela flasin për rezultatet e zgjedhjeve dhe mundësitë për koalicione të reja në Maqedoni.