Jeta në Kosovë për Vërshimet dhe Përmbledhjen Vjetore

Në “Jeta në Kosovë” sonte janë transmetuar rrëfimet e qytetarëve nga disa komuna të Kosovës për vërshimet e djeshme.

Cilat janë vlerësimet e pasojat për këto vërshime? Çfarë dëmesh kanë sjellë këto vërshime për familjet, bizneset e fermerët?

Po ashtu, Emisioni “Jeta në Kosovë” ka transmetuar përmbledhjen vjetore të asaj që ne kemi raportuar gjatë vitit 2015.

Cilat ishin skandalet, hulumtimet, cilat të arriturat më të mëdha, e cilat dështimet kryesore, të cilat ishin transmetuar në emisionin “Jeta në Kosovë”.

Si kishte filluar dhe përfunduar viti i kaluar me protesta, ndërsa edhe ky vit po fillon me protesta?  Cilat ishin hulumtimet e “Jeta në Kosovë” në ekonomi, drejtësi e shëndetësi?

Çka kishte në kulturë, e çka në sport?

“Jeta në Kosovë” çdo të enjte nga ora 20:20 dhe repriza të premten në mesditë.