Produkte vendore|Foto : Jeta në Kosovë

‘Jeta në Kosovë’ për Prodhimet e Kosovës

Këtë të enjte në emisionin ‘Jeta në Kosovë’ u diskutua për prodhimet vendore.

Sa përkrahen nga shteti e sa konsumohen nga qytetarët prodhimet vendore?

Çfarë thonë qytetarët, prodhuesit e çfarë përfaqësuesit e qendrave të mëdha tregtare e institucionet? Sa janë cilësore prodhimet vendore, e sa atyre u besojnë qytetarët?

Çfarë ka bërë shteti në përmirësimin e cilësisë së këtyre produkteve e sa u japin hapësirë këtyre produkteve rrjetet e qendrave tregtare?

Për të diskutuar për këto tema Muhamet Hajrullahu ka ftuar:

Besian Mustafa – drejtor, Agjensia për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve (KIESA)

Valdet Gjinovci – drejtor, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinës (AVUK)

Fisnik Reçica Projekti për promovimin e punësimit privat

Agon Gashi – Kompania ‘Meridian’

Fatos Islami – Kompania ‘Elkos’

Alban Ibrahimi –Shoqata e përpunuesve të pemëve dhe perimeve

Jeta në Kosovë çdo të enjte nga ora 20:20 dhe repriza të nesërmen në mesditë.

Sinan Vllasaliu i akuzuar për shmangie tatimore - (foto 21.09.2023)

Këngëtari kosovar, Sinan Vllasaliu  po akuzohet nga Prokuroria Themelore në Prishtinë për shmangie tatimi, e që pretendohet se ka dëmtuar buxhetin e shtetit në vlerë prej 24 mijë euro për periudhën kohore 2011-2015, për shkak të mosdeklarimit të qarkullimit të aktiviteteve ekonomike.

Seanca e cila ishte paraparë të mbahet më 25.04.2024, është anuluar pas kërkesës së avokatit të Sinan Vllasaliut, Florent Latifaj.

Ky i fundit përmes një shkrese e ka njoftuar Gjykatën Themelore që Vllasaliu nuk gjendet në Kosovë.

Andaj Gjyqtarja, Naime Krasniqi – Jashanica ka konfirmuar për KALLXO.com që seanca ndaj Sinan Vllasaliut i akuzuar për shmangie tatimore, nuk do të mbahet sot.

Kërkesë të ngjashme kishte pasur Latifaj edhe në seancën e cila ishte paraparë të mbahet më 26.12.2023.

Sipas aktakuzës së siguruar nga KALLXO.com, i akuzuari Sinan Vllasaliu në vazhdimësi për vitet fiskale 2011-2015 që ndërlidhet me pagesat tatimore, tarifa apo kontribute të tjera pranë ATK-së me qëllim të përfitimit të paligjshëm, nuk ka deklaruar apo ka deklaruar pjesërisht qarkullimin real nga aktiviteti i tij ekonomik dhe me këtë veprim ka dëmtuar buxhetin e shtetit në shumë prej mbi 24 mijë euro.

Kështu Vllasaliu, sipas aktakuzës, ka konsumuar veprën penale – shmangie nga tatimi.