Jeta në Kosovë: Omnibus reportazhesh

Sa ndikon numri i studentëve në cilësinë e studimeve? Pse u bë kjo rritje e menjëhershme e numrit të studentëve në UP?

Sa kanë qenë të ndikuara vendimet për emërimet e drejtorëve nëpër shkolla?

Sa falënderues është shkrimi i librave universitar, kur këta libra mund të gjinden nëpër fotokopjet afër fakulteteve?

A janë të mbrojtur mjekët e QKUK-së prej sëmundjeve ngjitëse me të cilat mund të infektohen nga pacientët e tyre?

Si ndodh që e njejta banesë u është shitur 6 personave? A ka rrezik që viktimat e mashtrimeve të tilla të kërkojnë drejtësi me sheriat?

Gjithashtu në kuadër të emisionit, BIRN do të transmetojë edhe dy rubrika Kulmi i Javës, ku njëri flet për rritjen e efikasitetit në gjykata ndërsa tjetri për iniciativën pozitive të një qytetari në rajonin e Prizrenit i cili e falë trollin për ndërtimin e shtëpisë së shëndetit.

Në rubrikën Kultura në Kosovë, Arif Muharremi sjellë te rejat prej festivaleve të filmave që u organizuan këtë muaj.