//E enjte ORA 20:20

0

31 Janar 2012

Jeta në Kosovë interviston drejtorin e “Termokos”-it dhe diskuton për pensionistët

Lamjet

Këtë të enjte, Jeta në Kosovë diskuton për mungesën e ngrohjes në Prishtinë. Jeta Xharra ka intervistuar drejtorin e ngrohtores “Termokos”, Arsim Janova.

Pse nuk ka ngrohje qendrore në kryeqytet? Pse po mërdhijnë qytetarët, në këto ditë me temperatura minus zero? Kush e ka fajin që nuk ka ngrohje?

Gjithashtu ndiqni emisionin e gazetarit Alban Selimi, që tregon se cilat janë problemet që kanë pensionistët.

Pse pensionistët e Prishtinës, po pretendojnë të shkarkojnë kryesinë e tyre? Çka konkretisht po ndodh me rritjen e pensioneve?

Sa është kostoja e shportës elementare të familjes dhe sa për qind të shportës mund të mbulojë një pensionist?

Jeta në Kosovë, çdo të enjte në 20:20, dhe repriza të nesërmen në mesditë.

NDËRLIDHUR

Lamjet
 

Jeta në Kosovë diskuton për privatizimin e distribucionit të KEK-ut

Sonte Jeta në Kosovë transmeton tryezën e organizuar nga përfaqësues të shoqërisë civile ku është diskutuar për privatizimin e distribucionit të KEK-ut. Cilat janë sfidat të privatizimit të distribucionit? Cili është qëndrimi i Qeverisë së Kosovës e cili është qëndrimi i shoqërisë civile, e cili është qëndrimi i partive opozitare. Cilat janë praktikat e privatizimit […]

TË FUNDIT

 

Avansimet në UP

Në emisionin “Jeta në Kosovë” të enjten u transmetua një debat rreth zhvillimeve të fundit në Universitetin e Prishtinës lidhur me avansimet e stafit akademik dhe protestat për Universitetin. Të ftuarit në debat diskutojnë për avansimet e stafit në universitete dhe problemet të cilat e kanë përcjellë këtë proces tash e sa vjet. Gjatë emisionit […]

 

Kontabiliteti i Fshehtë i Partive Politike

Në emisionin e mbrëmshëm të “Jeta në Kosovë” u debatua për raportet financiare të subjekteve politike, donacionet për subjektet politike, dhe (mos)transparencën e tyre ndaj qytetarëve.

Hulumtim
 

Heshtja e Falsifikimit të Notave

Të enjten në emisionin ‘Jeta në Kosovë’ u transmetua hulumtimi mbi falsikifimin e notave të 12 nxënësve që u hesht nga të gjithë, përfshirë edhe institucionet e arsimit. Ky emision i realizuar nga Jeta Xharra e Doruntina Baliu sjell pamje të ditarit të shkollës dhe librit amzë të shkarravitura dhe falsifikuara pas tentativës për ngritje të […]

Haki Abazi
 

Intervistë: Haki Abazi

Në emisionin e së enjtes, “Jeta në Kosovë” intervistoi drejtorin e Fondacionit “Rockefeller Brothers” për Ballkanin Perëndimor, Haki Abazi. I intervistuar nga Jeta Xharra, Abazi foli për zhvillimet e fundit politike në Kosovë dhe në rajon si dhe sfidat të cilat e presin vendin gjatë vitit në aspektin politik e ekonomik. Haki Abazi foli për […]

 

Edita Tahiri dhe Dialogu Kosovë- Serbi

Ministrja për Dialog, Edita Tahiri, foli për emisionin “Jeta në Kosovë” për procesin e deritanishëm të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, të ndërmjetësuar nga Bashkimi Europian. Në intervistën me Jeta Xharrën, ministrja Tahiri e cila udhëheq delegacionin kosovar në dialogun teknik, foli për marrëveshjet e arritura deri më tani me Serbinë dhe nivelin e zbatimit […]

Analistët: Puna e Komisionit e Thellon Problemin e Demarkacionit

by Erjonë Popova
NA NDIQNI