Jeta në Kosovë diskuton për vendosjen e arkave fiskale
Jeta në Kosovë, këtë javë, diskuton për projektin e vendosjes së arkave fiskale. Sa biznese kanë vendosur arka fiskale? Pse pompat e karburanteve nuk i kanë vendosur këto arka? Çfarë problemesh teknike ka në realizimin e këtij projekti? A është parandaluar ekonomia joformale? Si e vlerëson këtë projekt, ATK-ja dhe kompanitë që shesin arka fiskale, e si e vlerësojnë ekspertët e ekonomisë? Pse bizneset e vogla po ankohen në çmimet e larta të arkave?
Për të diskutuar për këtë çështje Muhamet Hajrullahu ka ftuar:
Behxhet Haliti – Drejtor i Administratës Tatimore të Kosovës;
Driton Shuki – Kompania “Gekos”;
Bashkim Shahini – Kompania “Dukagjini”;
Arbana Xharra – Redaktore e ekonomisë, “Zëri”;
Berat Rukiqi- Oda Ekonomike e Kosovës.
Gjatë emisionit, BIRN-i transmeton reportazhin që tregon se si e vlerësojnë bizneset vendosjen e arkave fiskale dhe çfarë ankesash kanë ata.
Gjithashtu BIRN-i transmeton edhe reportazhin e gazetares Edona Musa që tregon se cilat janë problemet e taksistëve në Kosovë. Pse disa taksistë kanë vendosur që gjobën që e marrin nga policia ta paguajnë me qëndrim në burg?