Jeta në Kosovë diskuton për suksesin e vitit shkollor

Këtë të enjte, Jeta në Kosovë diskuton për suksesin e vitit shkollor, me ç’rast fillon edhe me transmetimin e rubrikës së re “Rinia në Kosovë”.

Si po testohen nxënësit në vendin tonë? A po i teston ndokush arsimtarët, mësimdhënësit dhe Ministrinë e Arsimit? Deri kur arsimi në Kosovë do të vazhdojë të prodhojë analfabetë me diploma? A duhet të jemi të kënaqur me rezultatet përfundimtare të testit të maturës dhe testit të arritshmërisë?

Për të diskutuar për këto dhe të tjerat në lidhje me suksesin në fundvit, gazetari Muhamet Hajrullahu ka ftuar:

Nehat Mustafa, zëvendësministër i Arsimit;

Osman Beka, Drejtor i Gjimnazit “Sami Frashëri”;

Isa Elezaj, nga Lëvizja Vetëvendosje;

Jusuf Thaçi, njohës i çështjeve të arsimit.

Në kuadër të debatit, BIRN transmeton rubrikën e re “Rinia në Kosovë” të prodhuar nga të rinjtë e moshës 14-20 vjeçare, të cilët flasin për suksesin e nxënësve në fundvit.

Në fund, gazetarja Edona Musa sjellë reportazh për largimin e drejtorëve nga shkollat në komunën e Vitisë.