// E enjte ORA 20:20

0

24 Nëntor 2011

Jeta në Kosovë diskuton për privatizimin e distribucionit të KEK-ut

Të drejtat e punëtorëve

Jeta në Kosovë, sonte transmeton debatin për privatizimin e rrjetit të shpërndarjes së rrymës së Korporatës Energjetike të Kosovës.

Cilat janë kushtet e këtij privatizimi? Cilat asete të KEK-ut, apo të ish-ElektroKosovës, janë duke iu shitur kompanive private dhe me çfarë çmimi? Çfarë kompanish janë të interesuara për këtë? Si do ta zgjidhë kompania private problemin e mosfaturimit të 40% të rrymës që prodhohet? Çka thotë Ombudspersoni amerikan për ankesën nga Kosova se ky proces i privatizimit është jotransparent? Si do të sigurojë qeveria jonë që problemet me faturim që po vazhdojnë të ndodhin, edhe pas privatizimit të distribucionit në Shqipëri, nuk do të ndodhin në Kosovë? A do të vazhdojë taksapaguesi kosovar të subvencionojë vjedhjen e rrymës, edhe pas privatizimit?

Për të diskutuar në lidhje me këtë privatizim, Jeta Xharra ka ftuar:

Fllanza Hoxha, projekti për privatizimin e distribucionit të KEK-ut;

Nezir Sinani, nga shoqëria civile;

Izet Mustafa, nga Sindikata e Pavarur e Energjetikës së Kosovës, SPEK;

Avni Alidemaj, drejtor i divizionit të shpërndarjes, KEK.

Në kuadër të emisionit, BIRN transmeton një intervistë me një punëtor të KEK-ut, i cili tregon se cila pjesë e distribucionit do të privatizohet.

Pas debatit, BIRN transmeton reportazhin që tregon për djegiet e mistershme në fshatin Kërnicë të Klinës.

NDËRLIDHUR

Lamjet
 

Jeta në Kosovë diskuton për privatizimin e distribucionit të KEK-ut

Sonte Jeta në Kosovë transmeton tryezën e organizuar nga përfaqësues të shoqërisë civile ku është diskutuar për privatizimin e distribucionit të KEK-ut. Cilat janë sfidat të privatizimit të distribucionit? Cili është qëndrimi i Qeverisë së Kosovës e cili është qëndrimi i shoqërisë civile, e cili është qëndrimi i partive opozitare. Cilat janë praktikat e privatizimit […]

TË FUNDIT

rasti ugur toksoy
 

Kosova e Turqia, Ugur Toksoy në Mes

Në emisionin “Jeta në Kosovë” mbrëmë u transmetua një debat rreth raporteve ndërmjet Kosovës dhe Turqisë në dritën e rastit të Ugur Toksoy, shtetasit turk të cilin Ankaraja po kërkon nga Kosova që ta ekstradojë. Në ditën kur Prokurori hoqi dorë nga kërkesa për ekstradimin e Toksoyt në Turqi, njohësit e rrethanave politike ndërmjet Kosovës […]

Aleksandër Lumezi
 

Intervistë: Aleksandër Lumezi

Në intervistën për emisionin “Jeta në Kosovë”, Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, është përgjigjur në dhjetëra pyetje të Jeta Xharrës rreth aktivitetit të prokurorisë, përfshirë aferën e provimit të jurisprudencës dhe aferën “pronto”. Në intervistë, Lumezi jep përgjigje në shumë pyetje duke përfshirë: Aferën “Pronto” dhe përfshirjen e njerëzve të prokurorisë në të; Hetimet rreth […]

 

Requiem për Zgjedhjet Lokale

Tash që ka përfunduar edhe raundi i dytë i zgjedhjeve lokale në Kosovë, partitë politike janë zhytur në procesin e ankimimit në disa komunave ku rezultatet kanë treguar diferencë të ngushtë mes kandidatëve. Emisioni Jeta në Kosovë të enjten zhvilloi një debat me përfaqësues të partive politike dhe shoqërisë civile rreth ecurisë së zgjedhjeve dhe […]

ngrohja
 

Ngrohja në Kosovë; Tym e Pluhur

Çështja e ngrohjes në Kosovë ka qenë temë e debatit mbrëmë në emisionin “Jeta në Kosovë” Albena Reshitaj, Ministre e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor; Valdrin Lluka, Ministër i Zhvillimit Ekonomik; Antigona Ukëhaxhaj nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik dhe Haki Abazi, themelues i rrjetit KOSID që merret me çështje të mjedisit dhe energjisë, debatuan rreth […]

Emisioni "Jeta në Kosovë"
 

Partitë dhe Zgjedhjet Lokale

Mbrëmë në emisionin ‘Jeta në Kosovë’ u transmetua debati me përfaqësues të partive politike rreth ecurisë së zgjedhjeve lokale të 22 tetorit dhe risive që solli ky proces. Në këtë debat, përfaqësues të partive politike flasin edhe për atë se cilat ishin të metat e procesit dhe çka këto parti propozojnë në mënyrë që sistemi […]

 

Gratë në Vendimmarrje në Kosovë

Në emisionin e parë të “Jeta në Kosovë” për edicionin e vjeshtës 2017 u debatua për gratë në vendimmarrje në Kosovë. Debati u realizua në prag të zgjedhjeve për kryetarë të komunave dhe asamble komunale të cilat do të mbahen më 22 tetor Në emision, të ftuarit nga institucionet e pavarura, partitë politike dhe shoqëria […]