//E enjte ORA 20:20

80

12 Mars 2015

Jeta në Kosovë Diskuton për Integrimin e Strukturave Paralele

Emisione

“Jeta në Kosovë” do të transmetohet emisioni i radhës “Tema” ku do të diskutohet për aspektin e sigurisë, në veçanti për integrimin e strukturave të sigurisë që kanë funksionuar në kuadër të MUP-it serb si pjesëtarë të Policisë dhe si pjesëtarë të asaj që njihet si “Mbrojtja Civile”.

Përfaqësues nga shoqëria civile në Prishtinë e Beograd do të flasin për atë se sa janë të integruara këto struktura në organet e rendit dhe sigurisë të Kosovës?
Kush janë këto struktura? Çfarë funksionesh kanë dhe sa është numri i personave që kanë këto organizata?
A është arritur ndonjë marrëveshje në Bruksel për integrimin e tyre në Polici, Forcat e Sigurisë së Kosovës dhe organet tjera të sigurisë? Si po shkon integrimi i tyre?

Për të diskutuar për këto tema, Faik Ispahiu ka ftuar:

Florian Qehaja – drejtor, Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë;
Valdete Idrizi – aktiviste e Shoqërisë Civile – Mitrovicë;
Maja Bjelosh – hulumtuese, Qendra e Beogradit për Politika të Sigurisë;
Isidora Stakiq – hulumtuese, Qendra e Beogradit për Politika të Sigurisë.

“Jeta në Kosovë” këtë të enjte do të transmetohet nga ora 20:05.

NDËRLIDHUR

Konferenca
 

Të Përçarë Rreth Dialogut

Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Samuel Zhbogar, tha sot se dialogu i Kosovës me Serbinë nuk ka alternativë, por kërkoi të ketë më shumë transparencë nga institucionet e Kosovës rreth këtij procesi.

Emisione
 

MËRGIMTARËVE U VIDHEN MAKINAT

“Drejtësia në Kosovë” ju sjell hulumtimin për makinat e vjedha të mërgimtarëve. Mujë Qerimi, mërgimtar nga Zvicra, ka rrëfyer për vjedhjen e makinës së tij dhe ofertat të cilat i janë bërë për ta riblerë atë.

TË FUNDIT

 

Diagnozat e Shëndetësisë

Sonte në emisionin ‘Jeta në Kosovë’ u transmetuan dy hulumtime nga fusha e shëndetësisë që kanë të bëjnë me një diagnozë të gabuar që mori një pacient në QKUK dhe tjetri për mospunën e një laboratori publik të analizave. Në hulumtimin e parë, pacienti i cili kishte pësuar lëndime serioze në një aksident trafiku tregon […]

 

Hezitimi për UNESCO

Sonte në emisionin “Jeta në Kosovë” u transmetua debati mbi aplikimin e mundshëm të Kosovës për anëtarësim në organizatën UNESCO. Përfaqësues të institucioneve dhe shoqërisë civile përballë Jeta Xharrës diskutojnë arsyet e dështimit të Kosovës për pranim në UNESCO dy vjet më parë dhe hezitimet për ta shpallur aplikacionin e Kosovës në asamblenë e UNESCO-s […]

 

Ndërtimet e Egra me Leje në Prishtinë

Sonte në emisionin ‘Jeta në Kosovë’ u transmetua debati mes përfaqësuesve të Komunës së Prishtinës, Ministrisë së Mjedisit dhe qytetarëve që përballen me probleme urbanistike në Prishtinë. Raportime të shumta të qytetarëve të Prishtinës mbi ndërtime të egra me leje sollën në përballje qytetarët me Liburn Aliun , Drejtor i Urbanizmit në Komunën e Prishtinës […]

 

Vdekjet në Burgje

Në emisionin e sontëm, “Jeta në Kosovë” transmetoi intervistën me zyrtarët e lartë të Burgut të Lipjanit, tri ditë pasi një i paraburgosur në këtë qendër korrektuese ndërroi jetë. Naser Makolli, një dëshmitar kyç në vdekjen e Astrit Deharit vdiq pas disa komplikimeve shëndetësore këtë të hënë. Jeta Xharra ka intervistuar drejtorin e Burgut të […]

 

Shpend Ahmeti për Jahtën

Kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, i dha fund heshtjes rreth Jahtës në emisionin ‘Jeta në Kosovë’. Në intervistën për Jeta Xharrën, kryetari i Prishtinës foli për raportimet se ka qëndruar në një Jahtë të përfolur se i përket një biznesmeni nga Kosova. Çka ka ndodhur me të vërtetë në Jahtën e shtrenjtë, për […]

 

Paralizimi i Mistershëm

Emisioni “Jeta në Kosovë” transmetoi hulumtimin për trajtimin e një pacienteje të sëmurë në spitalet private e publike në Kosovë. Hulumtimi ka nisur kur familjarët e pacientes kanë raportuar rastin në KALLXO.com. Në këtë hulumtim, kallxuesit flasin për të gjitha peripetitë që i kanë kaluar deri më sot kur pacientja ka mbetur e paralizuar. Në […]

Analistët: Policia Mund të Bënte më Tepër Mbrëmë në Maqedoni

by Taulant Osmani
NA NDIQNI