Jeta në Kosovë diskuton për Energjinë

Këtë të enjte, Jeta në Kosovë shkon në Afrikë për të hulumtuar se a janë zgjedhur problemet me rrymë pas ndërtimit të termocentralit të ri të ndërtuar me kredi të Bankës Botërore , në forme të ngjashme siç do të ndërtohet termocentrali Kosova e Re.

Jeta në Kosovë udhëton deri në këtë termocentral në veri të Afrikës së Jugut për të parë se si ka ndikuar termocentrali i ri në përmirësimin e jetës së qytetarëve të thjeshtë.

Pse është rritur çmimi i rrymës për qytetarë me të filluar ndërtimi i termocentralit të ri në Afrikën e Jugut?

Çka thotë raporti i Panelit Inspektues për atë se cilat standarde i ka shkelur Banka Botërore kur i ka dhënë kredinë termocentralit të Eskomit në veri të Afrikës së Jugut – të njëjtën formë të kredisë që po pretendon ta jap në Kosovë?

Çka po bëjnë qytetarët të cilëve termocentrali i ri po ua merr ujin që u nevojitet për bujqësi?

Për çka ka lobuar përfaqësuesi i vetëm kosovar në konferencën e Kombeve të Bashkuara për ndryshime klimatike në Durban?

Cilat janë mësimet që mund t’i nxjerr Kosova prej shembullit të Afrikës së Jugut?

Për këto tema, flasin ekskluzivisht në Jetën në Kosovë ministrja e Ambientit e Afrikës së Jugut dhe qytetarë afrikanë e kosovarë.