‘Jeta në Kosovë’ Diskutoi për Testin e Maturës

‘Jeta në Kosovë’ diskutoi për Testin e Maturës 2015. Si ka shkuar ky test dhe cilat janë të gjeturat kryesore? A ka dallime nga testi i vitit të kaluar? A ka pasur kopjime sivjet dhe ku ishin problemet kryesore? Çfarë synohet të arrihet me këtë test? Cili është qëllimi i testit të maturës?  Pse organizohet ai?

Përgjigjet në këto pyetje i dhanë mysafirët në debat te Muhamet Hajrullahu:

Azem Guri –  Kryetar i Komisionit të Testit të Maturës, MAShT.

Nehat Mustafa – Ish- kryetar i Komisionit të Testit të Maturës, ish- zëvendësministër i Arsimit.

Arbërie Nagavci – Drejtoreshë e Drejtorisë së Arsimit, Prishtinë

Lindita Tahiri – Prorektore për Cilësi në Universitetin e Prishtinës.

Dukagjin Pupovci – Qendra e Arsimit të Kosovës.

Gjithashtu në kuadër të emisionit u publikuan edhe raportet e monitorimit të testit të maturës 2015 nga ekipi i Kallxo.com.

Emisioni ‘Jeta në Kosovë’ transmetohet prej orës 20:20 dhe repriza të nesërmen në mesditë.