// E enjte ORA 20:20

Raportoni Korrupsionin!

  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
FLM!

RAPORTI JUAJ
ESHTE DERGUAR

0

0

23 Shtator 2010

Jeta në Kosovë debaton për reformën e administratës publike në Kosovë

Lamjet

Pse administrata në Kosovë është kaq e politizuar? Si po shkon procesi i reformimit në administratën publike? A mjaftojnë vetëm ligjet dhe aktet nënligjore për të reformuar administratën publike? Sa është qeveria e interesuar që të bëhen reforma në administratë? Pse postet kyçe në qeveri dhe agjencitë publike të Kosovës udhëhiqen nga ushtrues detyre? Sa janë profesional ushtruesit civilë? Sa i kushtojnë buxhetit të Kosovës pagat e shërbyesve civilë?

Për të diskutuar këto dhe çështje tjera lidhur me temën, mysafirë të Edona Musës në studio do të jenë:

Dren Zeka, nga Ministria e Administratës Publike,
Donika Kadaj – Bujupi, deputete në Kuvendin e Kosovës nga radhët e AAK-së,
Arben Gashi, nga Komuna e Prishtinës dhe
Agron Demi, nga Instituti GAP.

Gjatë debatit, gjithashtu do të transmetohet një reportazh përgatitur nga gazetari Muhamet Hajrullahu, që flet për numrin e madh të ushtruesve të detyrës në Qeverinë e Kosovës. Një reportazh tjetër përgatitur nga gazetari Alban Selimi për shërbyesit civil, vë në pah numrin e madh të shërbyesve civil dhe koston e lartë të këtij numri në buxhetin e Kosovës.

Në kuadër të emisionit, BIRN transmeton edhe dy reportazhe të përgatitura nga hulumtuesit në terren. Faton Ademi ka përgatitur reportazhin për shfrytëzimin e paautorizuar të pronës ndërsa gazetari Alban Selimi ka vizituar spitalin e Vushtrrisë dhe ka biseduar me kirurgët e këtij spitali për problemet dhe shqetësimet me të cilat ata ballafaqohen.

Në fund të emisionit, në rubrikën “Kulmi i Javës”, hulumtuesja Vlora Osmani sjellë reportazhin për turneun e debatit të formatit Karl Popper, “Ferizaj Open 2010” dhe fituesit e çmimit kryesor në këtë garë debati për nxënës të shkollave të mesme.

 

NDËRLIDHUR

Lamjet
 

Jeta në Kosovë diskuton për privatizimin e distribucionit të KEK-ut

Sonte Jeta në Kosovë transmeton tryezën e organizuar nga përfaqësues të shoqërisë civile ku është diskutuar për privatizimin e distribucionit të KEK-ut. Cilat janë sfidat të privatizimit të distribucionit? Cili është qëndrimi i Qeverisë së Kosovës e cili është qëndrimi i shoqërisë civile, e cili është qëndrimi i partive opozitare. Cilat janë praktikat e privatizimit […]

TË FUNDIT

ujësjellësi
 

Lufta për Ujë

Në emisionin “Jeta në Kosovë” u transmetua hulumtimi rreth dyshimeve për keqpërdorime në Kompaninë e Ujësjellësit Rajonal “Prishtina” Në hulumtim do të flasin të gjitha palët e përfshira duke nisur nga punëtorët, menaxhmenti, ish- menaxhmenti, bordi, ish- bordi, qeveria dhe donatori i huaj. Çka ka ndodhur prapa skenave në nëntor të vitit të kaluar? “Jeta […]

Jeta në Komunë
 

Jeta në Komunë: Klina

Bashota ka dalë para Jeta Xharrës dhe asamblistëve të komunës së Klinës për të folur për dy vitet e para të mandatit të tij të tretë si kryetar i komunës. Debati është xhiruar një javë para se hetuesit nga policia dhe prokuroria t’i shkonin Bashotës në zyrë dhe në shtëpi për të marrë dokumente rreth […]

Jeta në Komunë
 

Jeta në Komunë: Pejë

Në “seancën” e asamblesë komunale të Pejës të moderuar nga jeta Xharra, Muhaxheri do të flasë para saj dhe asamblistëve komunalë për premtimet që ka dhënë dy vjet më parë kur garonte për ta drejtuar komunën. Sa janë realizuar premtimet e Gazmend Muhaxherit këto dy vjet? Çfarë thotë Muhaxheri për qeverisjen e tij? Cilat janë […]

Junik
 

Jeta në Komunë – Junik

Kryetari i komunës së Junikut, Agron Kuçi, përgjigjet para Jeta Xharrës dhe asamblistëve rreth premtimeve të bëra dy vjet më parë. Agron Kuçi, që drejton komunën e vogël dhe të re të Junikut, dëshiron që listës së akuzave ndaj kryeministrit t’ia shtojë edhe një- atë të diskriminimit me anë të buxhetit të komunës së e […]