Jeta në Komunë - Junik

Kryetari i komunës së Junikut, Agron Kuçi, përgjigjet para Jeta Xharrës dhe asamblistëve rreth premtimeve të bëra dy vjet më parë.

Agron Kuçi, që drejton komunën e vogël dhe të re të Junikut, dëshiron që listës së akuzave ndaj kryeministrit t’ia shtojë edhe një- atë të diskriminimit me anë të buxhetit të komunës së e drejton.

Kuçi që vjen nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), parti opozitare në qeverinë qendrore, ka fituar zgjedhjet për kryetar komune të vitit 2013. Tani ai është mandatin e dytë si kryetar komune.

Asambleja komunale e Junikut i ka 15 këshilltarë nga të cilat AAK i ka 6 përfaqësues, LDK 5, ndërsa PDK e Vetëvendosje nga 2 këshilltarë.

Emri i kryeministrit Mustafa përmendet lehtësisht si shfajësim kur Kuçi pyetet se si qëndron puna me premtimet parazgjedhore që i kishte bërë dy vjet më parë.