Intervistë me Enver Hoxhajn

Çfarë thotë ministri Hoxhaj për Politikën e Jashtme të Kosovës? Sa është duke u punuar me shtetet që nuk e kanë njohur Kosovën? Çka ka fituar Prishtina nga normalizimi i marrëdhënieve me Beogradin?

Cili është qëndrimi i ministrisë së Punëve të Jashtme për ish ambasadorin Lulzim Peci?
Kur do ta japë intervistën e parë ministri Hoxhaj nga pjesa veriore e Kosovës?

Gjithashtu BIRN-i transmeton reportazhin e gazetarit Mehdi Mulaj, që tregon se pse po devijohet zgjerimi i magjistrales Prishtinë – Pejë, pikërisht në fshatin Kijevë të Malishevës.

Sa tokë bujqësore futet nën asfalt? Pse nuk ishte pyetur Ministria e Bujqësisë për tjetërsimin e këtyre tokave bujqësore?  Cilat janë arsyet që jep Ministria e Infrastrukturës për devijimin e kësaj traseje?

Jeta në Kosovë transmetohet çdo të enjte nga ora 20:20 dhe repriza jepet të nesërmen në mesditë.