Intervistë: Endru Rusëll

Koordinatori i UNDP-së në Kosovë, Endru Rusell, në intervistën për emisionin “Jeta në Kosovë”, tha se UNDP në bashkëpunim me Agjencitë e tjera të Kombeve të bashkuara po mundohen të krijojnë institucione që punojnë në mënyrë efikase dhe me më pak korrupsion.

“Së bashku me Agjencitë e tjera të Kombeve të Bashkuara ne po mundohemi që t’i bëjmë institucionet tuaja, shërbyesit tuaj civil që të punojnë në mënyrë më efikase, në mënyrë më transparente dhe me më pak korrupsion. Ne po u ndihmojmë kosovarëve që të gjenerojnë vende pune dhe po mundohemi që së paku ta ngrisim vetëdijen dhe po shpresojmë që edhe të rrisim investimet ngase mjedisi po i vret ato”, tha Rusell.

Ai shtoi se ka edhe punë për të cilat UNDP-ja duhet të punoj e jo të paketohen dhe të largohen nga Kosova.

“Do të dëshiroja të ngrisja faktin sa i përket industrisë, si agjenci teknike, ne nuk po punojmë më edhe aq shumë me donatorët ndërkombëtarë por çdo herë e më shumë po punojmë me paratë e taksapaguesve kosovarë. Me rreth 2 milionë sa kemi në vit, rreth 20% shkon në këto projekte. Institucionet me të cilat ne po punojmë investojnë në punën tonë, ato e shohin vlerën e punës sonë”, tha ai.

Rusell përmendi procesin e integrimit europian, përvojën e marrë nga MSA prej vendeve të tjera europiane.

“Nga Kroacia ne kemi sjellë një ekspertizë shumë të madhe në mënyrë që ta përshpejtojmë këtë proces. Pra, këto janë disa nga arsyet por mund t’u jap edhe arsye të tjera se pse mendoj që ne nuk duhet të paketohemi e të ikim ende”, shtoi Rusell.