// E enjte ORA 20:20

1,064

20 Prill 2017

Hezitimi për UNESCO

Sonte në emisionin “Jeta në Kosovë” u transmetua debati mbi aplikimin e mundshëm të Kosovës për anëtarësim në organizatën UNESCO.

Përfaqësues të institucioneve dhe shoqërisë civile përballë Jeta Xharrës diskutojnë arsyet e dështimit të Kosovës për pranim në UNESCO dy vjet më parë dhe hezitimet për ta shpallur aplikacionin e Kosovës në asamblenë e UNESCO-s që mbahet në vjeshtë të këtij viti.

Përfaqësuesi i organizatës “Ec ma Ndryshe” prezanton raportin mbi arsyet e mossuksesit në anëtarësim në këtë organizatë.

Ndërkaq, përfaqësuesi i Ministrisë së Punëve të Jashtme tregon se a është e gatshme Kosova për aplikimin e radhës gjatë verës së këtij viti.

Në debat mund të ndiqni edhe pikëpamjet e një diplomati grek që u mor me çështjen e aplikimit dhe një intelektuali serb që merret me studime të marrëdhënieve shqiptaro- serbe.

Të ftuar në debat janë: Valon Murtezaj, Zëvendës Ministër i Punëve të Jashtme, Hajrullah Çeku nga organizata “Ec më Ndryshe”, Dimitris Moschoupulus, ish-Ambasador i Greqisë dhe Aleksandër Pavloviq, studiues në Universitetin e Beogradit.

NDËRLIDHUR

Aleksandër Lumezi
 

Intervistë: Aleksandër Lumezi

Në intervistën për emisionin “Jeta në Kosovë”, Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, është përgjigjur në dhjetëra pyetje të Jeta Xharrës rreth aktivitetit të prokurorisë, përfshirë aferën e provimit të jurisprudencës dhe aferën “pronto”. Në intervistë, Lumezi jep përgjigje në shumë pyetje duke përfshirë: Aferën “Pronto” dhe përfshirjen e njerëzve të prokurorisë në të; Hetimet rreth […]

Policia
 

Policët, Heronjtë e Ditës

Pjesëtarë të Policisë së Kosovës ndërhynë sot në Prishtinë kur zjarri kaploi një banesë në një nga ndërtesat kolektive në qendër të Prishtinës. Raportohet se një grua e moshuar është shpëtuar nga zjarri që po digjte banesën. Pamjet e KALLXO.com tregojnë ndërhyrjen e policëve për ta shpëtuar të moshuarën.

TË FUNDIT

sokol zogaj
 

Drejtori i Burgjeve Flet për të Dënuarit për Terrorizëm

Të burgosurit kosovarë, të përfshirë më herët në luftërat në Siri dhe Irak, nuk shfaqin shenja të ndonjë radikalizmi islamik në burgjet e Kosovës. Ky është vlerësim i drejtorit të Shërbimit Korrektues të Kosovës Sokol Zogaj në intervistë për RTV 21. Zogaj thotë se deri më tani nuk ka pasur asnjë problem me këtë kategori […]

deklarimi i pasurisë
 

Këshilltari i Kryeministrit me Orë Dore 20 Mijë euro

Kreu i Federatës së Basketbollit të Kosovës dhe këshilltari politik i kryeministrit, Eroll Belegu ka deklaruar në Agjencinë Kundër Korrupsionit një orë dore me vlerë prej 20 mijë euro. Lloji i orës është Omega të cilën Belegu thotë se e ka blerë nga të ardhurat e biznesit. Përveç orës, Belegu posedon edhe një pikturë e […]

jerusalemi kryeqytet
 

Macron e Netanyahu Nuk Pajtohen për Jerusalemin

Presidenti francez, Emmanuel Macron, i ka thënë kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, se ai duhet të japë shenja tek palestinezët për ta thyer bllokadën në mes të dy palëve. Netanyahu gjendet në Paris, pasi nesër do të ketë takim me ministrat e Jashtëm të Bashkimit Europian, pak kohë pasi presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, […]

balotazhi 2017
 

Nesër Fillon Fushata për Kryetar të Komunës së Istogut

Nesër në komunën e Istogut nis fushata zgjedhore. Me vendim të Komisionit Qendror Zgjedhor fushata do të zgjasë 5 ditë, ku dita e shtunë do të jetë heshtje zgjedhore, ndërsa qytetarët do t’u drejtohen kutive të votimin të dielën më 17 dhjetor. Gara zgjedhore për kryetar të Istogut zhvillohet në mes të kandidatit të AAK-së […]

Barack Obama
 

Obama: Amerikanët Rrezikojnë të Ndjekin Rrugën e Gjermanisë Naziste!

Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama, deklaroi se amerikanët duhet të jenë tejet të kujdesshëm kur bëhet fjalë për mbrojtjen e vlerave demokratike, ngase në të kundërtën rrezikojnë të ndjekin rrugën e Gjermanisë naziste. Në fjalimin e mbajtur në Klubin e Ekonomisë në Çikago, Obama deklaroi se gjërat mund të përkeqësohen me […]

Tash

NA NDIQNI