// E enjte ORA 20:20

42,939

27 Janar 2017

Heshtja e Falsifikimit të Notave

Hulumtim

Të enjten në emisionin ‘Jeta në Kosovë’ u transmetua hulumtimi mbi falsikifimin e notave të 12 nxënësve që u hesht nga të gjithë, përfshirë edhe institucionet e arsimit.

Ky emision i realizuar nga Jeta Xharra e Doruntina Baliu sjell pamje të ditarit të shkollës dhe librit amzë të shkarravitura dhe falsifikuara pas tentativës për ngritje të notave të disa nxënësve.

Dokumentet zyrtare të kësaj shkolle u keqpërdorën me vetëdije nga një mësues që nuk u pajtua me notat që kolegu ia vuri ish-nxënësve të tij.

Ramadan Ramaj ka raportuar në KALLXO.com se një arsimtar ka ndërhyrë në një ditar të shkollës duke përmirësuar notat e 12 nxënësve të klasës së nëntë dy vjet më parë. Ai tha se ka ndërmarrë të gjitha hapat duke njoftuar institucionet lokale e qendrore, madje edhe prokurorinë e policinë për këtë keqpërdorim.

ai tha se Fehmi Ramaj, mësues i ciklit të ulët në shkollën fillore ‘Shotë Galica’ në Tërdec të Drenasit në vitin 2014 përfundoi jashtëligjshëm notat e 12 nxënësve të klasës së nëntë.

Ramaj, megjithëse e ka pranuar këtë vepër, disa herë para drejtorisë së shkollës dhe Drejtorisë Komunale të Arsimit, si ndëshkim ka marrë vetëm dy vërejtje me shkrim.

Ky mësues që nga kolegët e tij përshkruhet si njeri me fuqi të madhe politike nuk i frikësohet as organeve të drejtësisë sepse sipas tij ‘përtej vërejtjes s’ka ku shkon’.

Ndërkaq, shkarravitjen që e ka bërë në rubrikat e suksesit të nxënësve ai e përshkruan si simulim.

“Ajo ka qenë veç stimulim, stimulim”, përshkruan shkurt Ramaj.

Përveç në këtë rast, Ramaj ka të ngritur kallëzim penal edhe për deklarim të rremë nën betim për përvojën e punës gjatë viteve të luftës.

Pak orë para transmetimit të emisionit, palët e përfshira kanë dërguar reagime me shkrim rreth çështjeve që diskutohen në emision. Fehmi Rama, mësues dhe i dyshuar si autor i falsifikimit të notave ka kërkuar në emër të Sindikatës së Pavarur të Shkollës Fillore “Shotë Galica” në Tërdec që të mos transmetohet emisioni.

Ndër tjera, ai këtë kërkesë e bazon edhe në atë se “jemi afër festës së 17 Shkurtit (Ditës së Pavarësisë) dhe 6 Marsit (ditës së Shkollës në Tërdec)”.

Gjithashtu, Auditori i Komunës, Kamer Ramaj ka bërë kërkesë për mostransmetimin e intervistës së tij  dhe në ndërkohë zëdhënësi i Komunës që ka ofruar dëshmi për ekzistencën e një dokumenti në arkivat e komunës për të cilën Ramadan Ramaj pretendon se i është shqyer nga Kamer Ramaj.

Ekipi hulumtues i ‘Jeta në Kosovë’ me publikimin e këtyre reagimeve siguron se është bërë hulumtim dhe raportim i drejtë i fakteve duke përfshirë këtu edhe versionet e të gjitha palëve të përfshira dhe kundërshtuese.

NDËRLIDHUR

Aksident Trafiku: Vdes Fëmiu

Policia e Kosovës ka njoftuar se një fëmijë nga Makovci i Prishtinës ka vdekur pasi është goditur nga një makinë. Sipas policisë i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje ndërsa trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për Obduksion Shpërndaje Cicëroje 1 Print Email

Prokurori Flet Plagosjen e Vëllait të Rexhep Selimit

  Në një bisedë për KALLXO.com Valdet Gashi prokurori i cili është duke hetuar ngjarjen e mbrëmshme në Komoran  ka thënë se është duke analizuar nëse do kërkoj paraburgim prej 30 ditësh për të dyshuarin.  Prokurori kujdestar është duke hetuar rrethanat e ngjarjes së mbrëmshme  ku i plagosur mbeti Islam Selimi vëllai i deputetit Rexhep […]

Vizita
 
Vuçiq: Do të Shkëmbejmë Informacione për Vrasjen e Ivanoviqit

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka porositur në Kosovë se Serbia do të japë gjithçka nga vetja për ta ruajtur paqen, se do të bëjë gjithçka që mospajtimet shumëshekullore me shqiptarët të zgjidhen, që të sigurohet paqe dhe siguri e qëndrueshme për të gjitha familjet serbe dhe shqiptare. Ai e ka bërë këtë deklaratë para […]

TË FUNDIT

by Kallxo
NA NDIQNI

Send this to a friend