Debati në 'Jeta në Kosovë'.

Gratë në Vendimmarrje në Kosovë

Në emisionin e parë të “Jeta në Kosovë” për edicionin e vjeshtës 2017 u debatua për gratë në vendimmarrje në Kosovë.

Debati u realizua në prag të zgjedhjeve për kryetarë të komunave dhe asamble komunale të cilat do të mbahen më 22 tetor

Në emision, të ftuarit nga institucionet e pavarura, partitë politike dhe shoqëria civile debatuan për mundësitë që partitë u japin grave për të garuar në zgjedhje dhe respektimin e barazisë gjinore në përzgjedhjen e stafit në institucione pasi partitë fituese t’i instalojnë njerëzit e tyre nëpër institucione.

Në debatin e moderuar nga jeta Xharra morën pjesë: Shqipe Pantina (Vetëvendosje), Blerta Deliu (PDK), Blerim Kuçi (AAK), Luljeta Demolli (Qendra për Studime Gjinore) dhe Hilmi Jashari (Avokat i Popullit).