// E enjte ORA 20:20

Raportoni Korrupsionin!

  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
FLM!

RAPORTI JUAJ
ESHTE DERGUAR

0

0

16 Gusht 2011

EULEX ngrit aktakuzë ndaj stafit të gazetës Infopress

Lamjet

Sot EULEX-i ka ngritur aktakuzë kundër pesë pjesëtareve të gazetës Infopress me seli në Prishtinë. Pronari i gazetës Rexhep Hoti dhe 4 anëtarë të stafit, bashkë me kryetarin e komunës së Skenderajit, Sami Lushtaku, akuzohen për shkelje të statusit të barabartë të banorëve të Kosovës.

Sipas kodit penal të Kosovës, në rast se fajësia e të akuzuarve dëshmohet, ata mund të dënohen me burgim prej 6 muaj deri në 5 vite.

Këta gjithashtu akuzohen edhe për kërcënim dhe shpifje ndaj Jeta Xharrës, drejtoreshës së BIRN-it dhe njëherësh moderatores së emisionit të shumëshikuar. Në rast se dëshmohen, këto akuza bartin dënime me burg deri në gjashtë dhe tre muaj respektivisht.

Për 12 ditë rresht, në fund të majit dhe fillim të qershorit të vitit 2009, “Infopress” akuzohet të ketë udhëhequr fushatë urrejtjeje ndaj emisionit “Jeta në Kosovë” të BIRN-it dhe moderatores Jeta Xharra.

“Infopress” ka akuzuar pabazë Xharrën për tradhti, duke inkurajuar që të ndërmirren veprime të dhunshme ndaj saj. Në njërin nga shkrimet, gazeta në fjalë ka publikuar kërcënim të nënkuptuar me vdekje, ku thuhet: “Jeta ia bëri vetes që të mos ketë jetë të gjatë”.

Kjo fushatë erdhi si rezultat i debatit dyorësh në“Jeta në Kosovë” të transmetuar më 28 maj 2009, ku u diskutuan problemet e lirisë së shprehjes në Kosovë. Pjesë e emisionit ishte edhe reportazhi televiziv në të cilin tregohej se si ekipi që xhironte në komunën e Skenderajt të kryetarit Lushtaku u largua dhunshëm nga kjo komunëderisa xhironin pamje për një reportazh mbi qeverisjen lokale – pjesë e emisioneve që vizitonin komunat e Kosovës pas zgjedhjeve.

Në fund të qershorit 2009, Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës vendosi se akuzat e pabazuara të Lushtakut të bëra në gazetën “Infopress” se Xharra ishte “shërbëtore e policisë sekrete të Serbisë” mund të shkaktonin “kërcënim për te, duke pasur parasysh veprat e asaj policie famëkeqe” dhe rekomandon prokurorët dhe policinë për ta hetuar Infopressin për “shkelje të mundshme të Kodit Penal të Kosovës, si kërcënim dhe nxitje e dhunës (ose madje edhe për vrasje)”.

Gazeta “Infopress” është e lidhur me partinë më të madhe në Kosovë, PDK-në (anëtar i së cilës është edhe Lushtaku) dhe ka përfituar më së shumti nga reklamat e qeverisëqë kur PDK është në qeveri. Deri më sot, i vetmi dënim i zbatuar ndaj gazetës “Infopress” për këtë sjellje ka dështuar: Infopress ka refuzuar pagesën e gjobës së Këshillit të Mediave të Shkruara në vlerë prej 1,000 euro”.

Institucionet si Asociacioni i Gazetarëve Profesionistë të Kosovës (AGPK), Komisioni i Pavarur i Medias dhe një grup i organizatave joqeveritare në Kosovë dolën në mbrojtje të gazetarëve të sulmuar të BIRN-it.

Nga skena ndërkombëtare, organizatat si Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve, Human Rights Watch dhe Amnesty International gjithashtu publikuan brengat e tyre për shtypje të lirisë së fjalës në Kosovë dhe kërkuan që autoritetet kosovare t’i marrin masat e duhura në mënyrë që autorët të vihen para drejtësisë.

Duke komentuar për aktakuzën e sotme, Xharra tha: “Prokurorëve u janë dashur dy vite për të vepruar– dy vite gjatë të cilave gazeta “Infopress” ka besuar se mund të vazhdojë të veprojë në mënyrë poshtëruese dhe të rrezikshme pa u ndëshkuar; dy vite gjatë të cilave prokurorët vendorëjozyrtatisht kanë pranuar se hezitojnë të marrin masa kundër kësaj gazete për shkak të frikës se edhe ata mund të bëhen cak i sulmeve të saj.

Dy vite gjatë të cilave potenciali i shtetit tonë të ri, veçanërisht përpjekjet për ta siguruar fjalën e lirë, u lejuan të çalojnë. Veprimi i EULEX-it është i vonuar por megjithatë i mirëseardhur. Të shpresojmë që kjo përcakton një standard të ri.”

Kosova e ka shpallur pavarësinë në shkurt 2008 dhe nenet 40-42 të Kushtetutës së saj garantojnë fjalën e lirë dhe lirinë e mediave.

NDËRLIDHUR

Lamjet
 

Jeta në Kosovë diskuton për privatizimin e distribucionit të KEK-ut

Sonte Jeta në Kosovë transmeton tryezën e organizuar nga përfaqësues të shoqërisë civile ku është diskutuar për privatizimin e distribucionit të KEK-ut. Cilat janë sfidat të privatizimit të distribucionit? Cili është qëndrimi i Qeverisë së Kosovës e cili është qëndrimi i shoqërisë civile, e cili është qëndrimi i partive opozitare. Cilat janë praktikat e privatizimit […]

TË FUNDIT

Monitorimi
 

Drejtësi e Butë

Drejtues të sistemit të drejtësisë në vend, gjykatës, prokurorë dhe përfaqësues të Bashkimit Evropian do të flasin për raportin i cili evidenton të metat e gjykatave dhe prokurorive në tërë Kosovën

Bodo Weber
 

BIG DEAL 4

Në tre-vjetorin e nënshkrimit të marrëveshjes së parë ndërmjet kryeministrave të Kosovës dhe Serbisë, emisioni “Jeta në Kosovë” transmeton debatin e zhvilluar në konferencën e BIG DEAL – platformë monitoruese e shoqërisë civile për implementimin e marrëveshjeve të arritura nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian. Emisioni i sontëm do të jetë i pari ku do  të […]

Tomë Gashi
 

Lufta Kundër Korrupsionit

Në emisionin “Jeta në Kosovë”,  analizohet aksioni më i madh i realizuar nga misioni i EULEX-it dhe Policia e Kosovës në hetimet ndaj krimit të organizuar në Kosovë. Çfarë dyshime ka ngritur prokurori të cilat rëndojnë mbi 50 të dyshuar, në mesin e të cilëve edhe një nga figurat kryesore të PDK-së, Azem Syla. Kur […]

Stock Photo Flamuri i Kosovës

by Gazeta JNK
NA NDIQNI