Enigmat e Vdekjes së Astrit Deharit

Pesë ditë pas vdekjes enigmatike të aktivistit të Vetëvendosjes, Astrit Dehari në qendrën e paraburgimit në Prizren, drejtues të Shërbimit Korrektues të Kosovës kanë folur në emisionin “Jeta në Kosovë” rreth kësaj ngjarjeje tragjike dhe sigurisë në burgjet e Kosovës në përgjithësi.

Në emisionin e moderuar nga Jeta Xharra, drejtues të ShKK-së, prokurorë, monitorues burgjesh, avokatë e gazetarë flasin për atë se si funksionon sigurua në burgjet e Kosovës dhe si mund të adresohen të metat e evidentuara nëpër raporte të ndryshme.

Në këtë emision debatojnë: Sokol Zogaj e Burim Buleshkaj nga Shërbimi Korrektues, Shqipdon Fazliu (prokuror), Alban Muriqi (QKRMT), Asdren Hoxha (avokat) dhe Kreshnik Gashi (gazetar).