//E enjte ORA 20:20

193

19 Shkurt 2015

Eksodi Kosovar

Emisioni TEMA

Këtë javë do të pyesim se çka po ndodh me eksodin kosovar?

Ekipet tona hulumtuese  e kanë përcjellë situatën në Kosovë, Serbi, Hungari e shtete tjera të Bashkimit Evropian.

Gjithashtu ekipet hulumtuese kanë folur me qytetarë të Kosovës të cilët kanë vendosur të lëshojnë vendin e tyre. Çfarë pengesash kanë sjellë pjesëtarë të rrjeteve të trafikantëve gjatë hulumtimit tonë? Çka thonë në Policinë e Kosovës, Serbisë e Hungarisë?

Çka thonë biznesmenë të cilët kanë qenë të detyruar që për shkak të politikave fiskale dhe tatimeve të larta, t’i mbyllin fabrikat në Kosovë, t’i lënë pa punë shumë kosovarë, e të shkojnë nëpër shtete tjera të rajonit? A ka qytetarë të punësuar e me rroga mbi 500 euro, të cilët po ashtu e kanë braktisur Kosovën? A ka biznese që janë detyruar të mbyllen në Kosovë, për t’u hapur në Bullgari?

“Jeta në Kosovë” transmetohet sonte nga ora 20:05.

NDËRLIDHUR

Konferenca
 

Të Përçarë Rreth Dialogut

Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Samuel Zhbogar, tha sot se dialogu i Kosovës me Serbinë nuk ka alternativë, por kërkoi të ketë më shumë transparencë nga institucionet e Kosovës rreth këtij procesi.

Emisione
 

MËRGIMTARËVE U VIDHEN MAKINAT

“Drejtësia në Kosovë” ju sjell hulumtimin për makinat e vjedha të mërgimtarëve. Mujë Qerimi, mërgimtar nga Zvicra, ka rrëfyer për vjedhjen e makinës së tij dhe ofertat të cilat i janë bërë për ta riblerë atë.

TË FUNDIT

 

Europa për UP-në

Në emisionin e fundit, ‘Jeta në Kosovë’ transmetoi intervistën me dy profesorë skocezë, të ngarkuar nga Komisioni Europian dhe Këshilli i Europës për luftimin e korrupsionit në arsimin e lartë në Kosovë dhe reformimin e UP-së. Profesorët Ian Smith dhe Tom Hamilton janë pjesë e një projekti të përbashkët të Komisionit Europian dhe Këshiillit të […]

 

Viti i Marjan Demës në UP

Në emisionin e sontëm “Jeta në Kosovë” u transmetua intervista e Rektorit të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, Marjan Dema dhe prorektorëve të tij, Naser Sahiti dhe Faton Berisha. Si e vlerëson Rektori, vitin e parë të punës së tij në UP? Si e arsyeton Rektori avancimin e asistentëve të Mjekësisë gjatë kohës sa ai […]

 

Avansimet në Mjekësi

Sonte në RTK u transmetua hulumtimi disajavor i emisionit “Jeta në Kosovë” për mënyrën e avansimit të asistentëve në Fakultetin e Mjekësisë së Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”. Hulumtimi sjell rrëfimin e kallxueses, Rozafë Koliqi, doktor shkence në Farmaci Klinike, e cila nuk ka lënë derë institucionale pa kërkuar të drejtën e saj që i […]

 

Siguria e Gazetarëve

Në emisionin “Jeta në Kosovë” këtë të enjte u transmetua një debat rreth sigurisë së gazetarëve në Kosovë. Në këtë debat, të ftuarit flasin për përvojat e tyre kur janë kërcënuar dhe sulmuar në forma të ndryshme për punën e bërë. Në debat flet edhe përfaqësuesi i Policisë së Kosovës për masat që policia merr […]

 

Avansimet në UP

Në emisionin “Jeta në Kosovë” të enjten u transmetua një debat rreth zhvillimeve të fundit në Universitetin e Prishtinës lidhur me avansimet e stafit akademik dhe protestat për Universitetin. Të ftuarit në debat diskutojnë për avansimet e stafit në universitete dhe problemet të cilat e kanë përcjellë këtë proces tash e sa vjet. Gjatë emisionit […]

Sulm Terrorist në Londër

by Kallxo
NA NDIQNI