// E enjte ORA 20:20

8,853

30 Qershor 2017

Dy Ekstremet e Kosovës, Uta Ibrahimi e Lavdrim Muhaxheri

Emisioni ‘Jeta në Kosovë’ sonte solli rrëfimin e Uta Ibrahimit, shqiptares së parë që u ngjit në majën më të lartë në botë, një debat për Lavdrim Muhaxherin si dhe një hulumtim për dëmet në bujqësi.

Në emision shfaqen pamje ekskluzive nga xhirimet amatore për disa nga momentet më interesante që i kishte përjetuar Uta Ibrahimi gjatë rrugës deri kur arrin ‘pushtimin’ e Malit Everest, pikës më të lartë në botë prej 8848 metra.

Në pjesën e dytë transmetohet një debat me përfaqësues të Bashkësisë Islame të Kosovës, Ministrisë së Punëve të Brendshme, ekspertë të sigurisë dhe komunitetit lokal në Kaçanik rreth Lavdrim Muhaxherit, liderit të shqiptarëve në grupin terrorist ISIS për të cilin javë më parë u raportua se u vra në frontin e luftës në Mosul.

Në këtë debat, përfaqësues të BIK tregojnë pse vdekja e raportuar e Lavdrim Muhaxherit u njoftua nga minarja e xhamisë në Kaçanik dhe kush tjetër nga figurat e njohura shkoi për ngushëllime në familjen Muhaxheri.

Të ftuar për të debatuar janë: Vedat Sahiti nga Bashkësia Islame e Kosovës; Valdet Hoxha, Zëvendës Ministër i Punëve të Brendshme; Bekim Jashari, imam dhe redaktor i Fol Tash; Ardiana Tusha nga Këshilli Rinor në Kaçanik; Burim Ramadani nga Qendra Kërkimore për Politika të Sigurisë dhe Musli Verbani, ish-imam në Kaçanik.

Ndërsa në pjesën e tretë, emisioni trajton dëmet që kanë pësuar bujqit kosovarë nga fatkeqësi të ndryshme natyrore.

NDËRLIDHUR

debat pernime
 

#DebatPernime për 38 Komunat e Kosovës

Që nga 21 shtatori, për çdo mbrëmje nga ora 19:45 në TV21 dhe drejtpërdrejt në faqen e KALLXO.com në Facebook, kandidatët për kryetarë të komunave për zgjedhjet lokale të 22 tetorit do t’i shpalosin programet e tyre në #DebatPernime të moderuar nga Jeta Xharra. Rreth 200 kandidatë për kryetarë të komunave do të dalin përballë […]

 

Frikësimi i Investitorëve

Emisioni ‘Drejtësia në Kosovë’ transmetoi hulumtimi lidhur me problemet me të cilat po përballen investitorët në komunat e Kosovës. Në këtë hulumtim transmetohet rrëfimi i Adem Elshanit nga fshati Nagavc i Rahovecit, i kthyer nga Zvicra për të investuar në Kosovë, për pamundësinë që ta ndërtojë një fermë. Çka thotë kryetari i komunës së Rahovecit […]

vdekjet e dyshimta
 

VIDEO: Zhvarrosen Personat që Vdiqën në QKUK

Ekipet e Institutit të Mjekësisë Ligjore kanë zhvarrosur sot tre personat që vdiqën në QKUK në rrethana të dyshimta. Procesin e zhvarrimit të të vdekurve në raste të dyshimta po e kritikon drejtori i Institutit të Mjekësisë Ligjore, Arsim Gërxhaliu. Ai tha se në raste të tilla, për të kuptuar shkaqet e vdekjes autopsia duhet […]

TË FUNDIT

Dëshmitari: Nuk i Keni Marrë Personat që Kam Parë në Motor

by Kallxo
NA NDIQNI

Send this to a friend