// E enjte ORA 20:20

0

25 Maj 2012

Drejtësia në Kosovë diskuton për rrëmbimin e një qytetari në Prizren

 

Këtë të diel në ora 21:00, “Drejtësia në Kosovë” transmeton emisionin për rrëmbimin e një qytetari të Prizrenit.

Si u rrëmbye djali i një biznesmeni të njohur në qytetin e Prizrenit dhe çfarë kërkuan rrëmbyesit nga familja e tij? Në çfarë kushte u mbajt i rrëmbyeri, për gjashtë ditë me radhë?

Sa persona u dyshuan për këtë rast? Si u inkriminuan edhe policët e Policisë së Kosovës në rrëmbimin e këtij qytetari? Pse u liruan tre prej të dyshuarëve?

Si u arrestuan dy të dyshuarit e fundit për këtë rast? A është e njoftuar prokuroria për mënyrën e dy të arrestuarve të fundit? Si u keqtrajtua Leonard Veshalli për të pranuar kryerjen e kësaj vepre dhe për ta inkriminuar edhe Shukri Krasniqin?

Sa para i’u ofruan Hidajet Gashit për të dëshmuar kundër Shukri Krasniqit? Pse u gjuajt tri herë me armë zjarri Hidajet Gashi dhe pse policia nuk gjeti prova në vendin e ngjarjes?

Çfarë reagimi kanë familjet e të dyshuarve dhe çfarë përgjigje ka Prokuroria e Qarkut në Prizren?

Për të diskutuar lidhur me këto çështje, hulumtuesi Petrit Kryeziu ka intervistuar:

Atifete Veshalli, nëna e të dyshuarit Leonard Veshalli;
Hatixhe Veshalli, bashkëshortja e të dyshuarit Leonard Veshalli;
Anita Krasniqi, bashkëshortja e të dyshuarit Shukri Krasniqi;
Rrahman Krasniqi, vëllau i të dyshuarve Shukri dhe Bashkim Krasniqi;
Lumnije Krasniqi, bashkëshortja e të dyshuarit Bashkim Krasniqi;
Lindiana Krasniqi, vajza e të dyshuarit Bashkim Krasniqi;
Hidajet Gashi, i dëmtuar;
Adem Delija, i dëmtuar; dhe
Sylë Hoxha, kryeprokuror i prokurorisë së qarkut në Prizren.

Në fund të emisionit, “Drejtësia në Kosovë” transmeton aksione të drejtpërdrejta të Policisë së Kosovës.

 

 

NDËRLIDHUR

aksidentet
 

Tri Aksidente në Rrugën Prishtinë-Pejë

Dy aksidente zinxhirore kanë ndodhur rreth orës 19:00 në magjistralen Prishtinë-Pejë, saktësisht në mes të fshatrave Vragoli e Sllatinë të Fushë-Kosovës. Sipas pamjeve të dërguara nga një qytetare, në aksidentin e parë janë të përfshira tri automjete. Ndërsa, në aksidentin e dytë, që ka ndodhur rreth 100 metra më tutje, po ashtu janë përfshirë tri […]

Paratë e Shtetit
 

Luksi i Qeverisë me ‘Ligjet’ e UNMIK-ut

Institucionet qeveritare, agjencitë e pavarura e ndërmarrjet publike vazhdojnë të blejnë telefona të fjalës së fundit të teknologjisë me pare të shtetit. Gazeta Jeta në Kosovë ka gjetur se këto institucione e kanë gjetur bazën ligjore në një udhëzim adminsitrativ të kohës së UNMIK-ut, i cili edhe bazohet në rregullore të UNMIK-ut të vitit 2001.

gjyqësor i hapur
 

Gjykatës e Avokatit u Humb Sinjali me të Akuzuarin për Terrorizëm

Meqë mungoi në seancë, gjyqtari lëshoi përsëri urdhëresë për shoqërim me dhunë në gjykatë të Nexhat Ademi, i akuzuar për terrorizëm. Ademi të hënën është dashur të paraqitej në shqyrtimin e dytë në bankën e të akuzuarit. Në seancën e sotme parashihej të paraqiteshin kundërshtimet e provave dhe kërkesa për hedhje të aktakuzës, por seanca […]

gjykimi për korrupsion
 

Dënohet Zyrtari i Qeverisë së Kosovës

Zyrtari i Qeverisë së Kosovës, Zahir Bajrami, është shpallur fajtor dhe është dënuar me 1 vit e gjysmë burg, ndërsa djali i tij Adriani me 10 mijë euro gjobë me kusht, dhe 1 vit burg me kusht për dy vjet verifikimi. Zahir Bajrami akuzohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare, ndërsa djali i tij, Adriani, për mashtrim. […]

TË FUNDIT

Shqipëri
 

Prokuroria Kërkon Arrestimin e ish-Ministrit Tahiri

Prokuroria e Krimeve të Rënda në Shqipëri i ka kërkuar Kuvendit autorizim për heqjen e imunitetit të Saimir Tahirit. Në njoftimin zyrtar thuhet se aktualisht janë duke u kryer hetime për një grup kriminal që ka trafikuar sasi të mëdha kanabisi. Por krahas heqjes së imunitetit Prokuroria kërkon nga Komisioni i Mandateve të Kuvendit dhënien […]

Tentim-Vrasje
 

Arrestohet i Dyshuari në Prishtinë, Tentoi të Vriste Tre Policë

Policia njofton se sot rreth orës 03:00 ka marrë informacionin për një rast vjedhjeje në progres në rrugën “Idriz Gjilani” në lagjen “Dardania”, në Prishtinë. Pas marrjes së informacionit, Policia ka dalë në vendin e ngjarjes, ku në gjendje flagrante ka hasur në personin e dyshuar, i cili në përpjekje për t’iu shmangur arrestit policor […]

'mos ma prek vjosën'
 

Muzikantët Bashkojnë Zërin Kundër Hidrocentraleve në Vjosë

Një grup muzikantësh shqiptarë u kënduan të martën bukurive të Shqipërisë ndërsa i bënë thirrje Qeverisë të mos i shkatërrojë lumenjtë e vendit përmes planeve jo të qëndrueshme të energjisë, siç janë hidrocentralet. Këngëtarë dhe instrumentistë nga Shqipëria dhe Kosova mbajtën për të dytin vit radhazi një koncert proteste, ku u dhanë gjithashtu shpresë qytetarëve […]

luftimi i korrupsionit
 

Delawie: Luftojeni Korrupsionin për Ekonomi të Shëndoshë

Ambasadori i ShBA-së, Greg Delawie, ka bërë thirrje për bashkëpunimin e të gjithëve në Kosovë për ta luftuar korrupsionin për të pasur një ekonomi të shëndoshë dhe investime të huaja. “E pa investime nuk ka punësim”, tha ambasadori amerikan në tryezën me temën “Rëndësia e parandalimit të korrupsionit në zhvillimin ekonomik”. “Prej se e kam […]

Tash

NA NDIQNI

Arrestohet i Dyshuari në Prishtinë, Tentoi të Vriste Tre Policë

by Adelina Ahmeti
NA NDIQNI

Send this to a friend