//E enjte ORA 20:20

0

19 Maj 2012

Drejtësia në Kosovë diskuton për privatizimin e distribucionit të KEK-ut

 

Këtë të diel “Drejtësia në Kosovë” diskuton për privatizimin e distribucionit të KEK-ut.

Pse sindikata e punëtorëve të KEK-ut është ankuar deri në New York për të drejtat e saj? Çfarë përgjigje ka marrë kjo sindikatë nga Ombudspersoni Bankës Botërore për ankesat e saja?

Pse sindikata ankohet se qeveria nuk po garanton siguri për punëtorët e KEK-ut pas privatizimit të distribucionit? 

Çfarë thuhet në raportin e ombudspersonit të Bankës Botërore për projektin e privatizimit të distribucionit të KEK

Pse Ombudspersoni i Bankës Botërore do ta auditoj tërë këtë proces vetëm një javë para se të hapen ofertat?

A do ta bllokojë ky auditim  procesin e privatizimit?

Në pjesën e dytë të emisionit ndiqni reportazhin për mospajtimet në mes Këshillit Gjyqësorë të Kosovës dhe Institutit Gjyqësorë të Kosovës për konkursin e ri për gjyqtarë të shpallur të hënën me 14 maj?

Pse KGJK-ja po kërkon anulimin e  këtij konkursi?  Si ndodhi që Instituti  Gjyqësorë i Kosovës nuk morri miratimin nga KGJK-ja për hapjen e këtij konkursi? 

Për të diskutuar për këto çështje gazetari Kreshnik Gashi ka intervistuar:

Izet Mustafa, nga SPEK
Valon Syla, nga Komisioni për Privatizimin e Distribucionit të KEK-ut
Enver Peci, kryesues i KGJK-së
Lavdim Krasniqi, drejtor i Institutit Gjyqësorë të Kosovës 

Në fund të emisionit do mund të ndiqni edhe rubrikën policia me aksione të drejtpërdrejta të policisë. 

“Drejtësia në Kosovë” transmetohet çdo të diel në ora 21 dhe repriza të mërkurën në mesditë.

 

NDËRLIDHUR

Rubrika Policia
 

Arrestimi i të Kërkuarve nga Gjykata

Në emisionin e fundit të “Drejtësia në Kosovë” u shfaq aksioni policor në rajonin e Pejës. Në këtë aksion policia ka marrë urdhër nga gjykata për arrestimin e personave të cilët kanë emrat në listat e gjykatës. Në videot e shfaqura gjatë aksionit mund të shihni se si policia kryen kontrollet rutinore. Gjatë aksionit policia […]

 

Avansimet në UP

Në emisionin “Jeta në Kosovë” të enjten u transmetua një debat rreth zhvillimeve të fundit në Universitetin e Prishtinës lidhur me avansimet e stafit akademik dhe protestat për Universitetin. Të ftuarit në debat diskutojnë për avansimet e stafit në universitete dhe problemet të cilat e kanë përcjellë këtë proces tash e sa vjet. Gjatë emisionit […]

FSK
 

Demonstrimi i Forcës

Të premten nga ora 22 e 20 “Drejtësia në Kosovë” shfaq emisionin festiv për ditën e pavarësisë së Kosovës.

TË FUNDIT

Rubrika Policia
 

Arrestimi i të Kërkuarve nga Gjykata

Në emisionin e fundit të “Drejtësia në Kosovë” u shfaq aksioni policor në rajonin e Pejës. Në këtë aksion policia ka marrë urdhër nga gjykata për arrestimin e personave të cilët kanë emrat në listat e gjykatës. Në videot e shfaqura gjatë aksionit mund të shihni se si policia kryen kontrollet rutinore. Gjatë aksionit policia […]

Forca e Ushtareve të FSK-së

by Kreshnik Gashi
NA NDIQNI