// E enjte ORA 20:20

Raportoni Korrupsionin!

  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
FLM!

RAPORTI JUAJ
ESHTE DERGUAR

0

0

11 Maj 2012

Drejtësia në Kosovë diskuton për kushtet e punës në Policinë e Kosovës

Këtë të diel, “Drejtësia në Kosovë” transmeton pjesën e dytë të emisionit për parregullsitë në Policinë e Kosovës.

Cilat pajisje u mungojnë momentalisht policëve të Kosovës. Pse eprorët e Policisë së Kosovës vozisin veturat e reja, ndërsa veturat e përdorura ua japin në shfrytëzim policëve të patrullës?

Me çfarë veturash shkojnë në shtëpi eprorët e PK-së?

Gjatë emisionit do të trajtohen edhe problemet sociale të Policisë së Kosovës.

Pse shteti i Kosovës garanton dëmshpërblim prej vetëm 2000 eurosh për policin i cili e ka humbur jetën në detyrë?

Si jetojnë familjet e policëve të rënë në detyrë?

Çfarë tretmani ka për policin e lënduar gjatë detyrës zyrtare? Pse këta policë nuk marrin dëmshpërblim?

Gjatë emisionit shikuesit do kenë mundësinë të ndjekin edhe deklaratat e policëve të Kosovës për sa i përket punës së sindikatës së Policisë së Kosovës.

Pse policët thonë se nuk kanë sindikatë?  A ka policë të cilët po japin dorëheqje nga sindikata e PK-së për shkak të pakënaqësisë me të?

Për t’i trajtuar këto çështje gazetari Kreshnik Gashi në kushte anonimiteti ka intervistuar katër policë të Kosovës, dhe: 

Naim Rexha, nga Drejtoria Qendrore e Policisë së Kosovës;
Shaban Tasholli, nga Sindikata e Policisë së Kosovës;
Mazllum Bajraktari, polic i lënduar në detyrë;
Behar Selimi, ish drejtor i Policisë së Kosovës;
Ismet Rrustolli, vëlla i policit të rënë në detyrë.

Në fund, ndiqni rubrikën ‘Policia’ me aksionet e drejtpërdrejta të Policisë së Kosovës.

“Drejtësia në Kosovë” çdo të diel në ora 21:00 dhe repriza të mërkurën në mesditë.

 

NDËRLIDHUR

E drejta në trashëgimi
 

Ligji i Trashëgimisë

Emisioni “Drejtësia në Kosovë” sjell reportazhin për neglizhimin e të drejtave të grave në trashëgimi. Cfarë thotë ligji i trashëgimisë Pleqnarë të kanunit dhe ekspertë ligjorë flasim për nevojat e domosdoshme të ndryshimit të Ligjit të Trashëgimisë dhe rregullimit të një rendi juridik në të cilin gratë janë të barabarta me burrat. Çfarë përvojash ndajnë gratë […]

TË FUNDIT

Prizren Sylejman Hoxha | Foto KALLXO.com
 

Dënohet Drejtori

Është shpallur fajtor për keqpërdorim detyre Sylejman Hoxha, drejtori i Shërbimeve Pronësore Juridike në Komunën e Suharekës.

Azem Syla Azem Syla ne polici WM
 

Paraburgim Tjetër për Azem Sylën

Së bashku me Azem Sylën paraburgimi u është vazhduar edhe të arrestuarve tjerë Nuhi Ukës, Artan Vilës, Hajrullah Berishës, Sabedin Haxhiut, Lubisha Vujoviqit, Ilaz Sylës dhe Avni Maxhunit.

Komuna Rrënon Pjesën pa Leje të një Objekti

by Kallxo
NA NDIQNI